Derbi, shansi i fundit per bardheblute
Aranit Muraci
Ndeshja Tirana-Dinamo do te jete shansi i fundit i bardhebluve, ne mbrojtje te kurores se dimrit. Derbi kryeqytetas shihet si mundesia e fundit e Tiranes, per te mbrojtur kuroren e kampiones dhe vetem fitorja ndaj ekipi kryesues do t'i krijoje nje mundesi te tille. Trajneri Alban Tafaj para ndeshjes eshte shprehur i bindur se Tirana i ka kapacitetet e duhura, per te arritur maksimumin ne derbi. "Tirana do te kerkoje fitoren, pasi dihen synimet e ekipit tone," - theksoi Tafaj. - "Ekipi qe drejtoj perbehet nga nje grup me lojtare, qe kane eksperience dhe kete e shoh si nje faktor te rendesishem te skuadres sone, per te arritur maksimumin, ne derbi' - tha Tafaj. Ne sulmin e Tiranes pritet te debutoje ish-sulmuesi dinamovit, Sabino Plaku. Sulmuesi i eshte bashkuar bardhebluve ne Turqi, gjate merkatos se dimrit dhe pretendon qe te debutoj me nje gol, pervec fitores, ne derbin e neserme me Dinamon. - "E njoh mire ekipin e Dinamos, me te cilin isha pjese deri ne fund te ketij viti. Synimi im eshte qe te shenoj gol ne kete ndeshje per te ndihmuar ekipin e Tiranes qe te fitoje derbin dhe te kontribuoj sa me shume deri ne arritjen perfundimtare te objektivit," - shprehet Plaku. Ndeshja derbi mes Tiranes dhe Dinamos do te luhet ne "Qemal Stafa" dhe do te filloje ne ora 14.00. E vecanta e ketij takimi eshte se nuk do te zhvillohet ne te njejtin orar qe ishte parashikuar, (ora 18.00). Ndryshimi ka ardhur, pas defektit te dritave, qe ndodhi me ndeshjen miqesore, Gramozi-Real Madrid. Dinamo kryeson Kategorine Superiore, 13 pike larg Tiranes dhe stafi dinamovit shprehet i bindur ne permbushje te objektivit, duke llogaritur thjesht nga nje rezultat pozitiv me dy ekipet qe i ndjekin nga pas, Tiranen dhe Besen, gjate ecurise se metejshme. Megjithate, Dinamo, pas dy hapave te gabuara ne ndeshjet e fundit, ka hapur disi garen per titull, dhe vlereson se nje hap tjeter fals do te lekunde pozitat kryesuese. Ndaj me nje fitore ne derbin e radhes blute e shohin serish llogarite e mbyllura si me rivalet edhe me permbushjen e objektivit final, titullit kampion. Derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo, pritet te sjelle interes te tifozeve te shumte, per shkak te rivalitetit te forte, mes ketyre dy skuadrave, ne prag fillimit te pjeses se dyte te gares.