E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa mund Shkumbinin, ikën Magani

Sa e papritur, por aq dhe e
pritur dorëheqja e trajnerit
të Shkumbinit të Peqinit.
Një ndër lojtarët më në zë dhe më
i duartrokitur për sportdashësit
peqinas, Magani, mësohet se
është larguar përfundimisht nga
dy nostalgjitë e tij, futbolli dhe
skuadra e zemrës. Për këto dy
motive, jo më shumë se një vit
më parë, Magani do të merrte
drejtimin e skuadrës që kishte
mbajtur fanellën e saj për afro
20 vjetësh. Largimi i Maganit nga
drejtimi i Shkumbinit ka ndodhur
kur ish-kolegët e tij dhe skuadra
për të cilën kishte marrë shumë
zotime, është mundur të shtunën
ndeshjen me fqinjën rivale në
futboll, Besën e Kavajës. Ka qenë
një humbje në fushën e tyre,
që peqinasit dhe trajneri i tyre,
Gugash Magani, nuk e prisnin,
ashtu sikurse nuk pritej largimi
i njeriut që ky qytet i besoi drejtimin
e futbollit për më tepër se
një vit. Në javën e dytë peqinasit
dhe kavajasit janë përballur në
një derbi fqinjësh, teksa të dyja
ekipet vinin në këtë përballje
pas rezultatesh pozitive në javën
e parë. Miqtë me një fi tore ndaj
Vllaznisë, por edhe peqinasit në
një pikë të marrë në transfertë,
pritej që të jepnin një ndeshje
me shumë nivel dhe me lojë
mes të barabartësh. Por nuk ka
ndodhur kështu, pasi takimi ka
qenë i njëanshëm dhe ka folur
totalisht për kavajasit, të cilët
ishin të vetëm në fushë dhe dukej
sikur luanin mes tyre dhe jo me
kundërshtare. Dy gola të shpejtë
të Besës, me anë të Cikalleshit
në minutën e 3‘ dhe të Mihanit
në minutën e 58‘, shokojnë peqinasit.
Tentativat për të reaguar
janë limituar vetëm në shënimin
e golit të 2-1 nga ana e Mustafarajt
në të 89‘. "Marr përsipër
përgjegjësitë kryesore të asaj që
paraqiti Shkumbini në fushën
e lojës. Gjatë gjithë drejtimit të
këtij takimi nuk më ka ndodhur
që të shthuret në këtë mënyrë.
Përgjegjësinë e marr unë dhe
në këtë situatë mendoj t‘ia lë
vendin një tjetri, sepse kur nuk
ecin punët, është trajneri ai që
bëhet ‘kurban‘. Për të mos pritur
vendimin e drejtuesve, unë jap
dorëheqjen e parevokueshme.
Nuk dua që Shkumbini të qëndrojë
peng i Maganit. E shoh
që në këto momente jam i pafuqishëm
për ta drejtuar ekipin.
Dorëheqja ime mbetet e parevokueshme,
por i uroj skuadrës
së zemrës të rikuperojë forcat dhe
t‘i kthehet lavdisë së emrit të saj",
mësohet të ketë thënë Magani në
momentet që ka zyrtarizuar largimin
nga Shkumbini. Ky mbetet
largim i parë në mbyllje të javës
së dytë nga drejtuesit e skuadrave
të kësaj kategorie dhe ende nuk
është mësuar emri zëvendësues
i Maganit në Shkumbin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›