E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cani: I kënaqur që shënova për Padovan

Edgar Cani fiton zemrën e
Padovës, skuadrës së tij të
re në Serinë B, ku është huazuar
nga Palermo pak ditë para
fi llimit të kampionatit italian të
futbollit. Sulmuesi i ri shqiptar
është zgjedhur si lojtari më
i mirë në takimin e barazuar
1-1 në Rexhio-Kalabria mes
Rexhinës dhe Padovas. Pas
ndeshjes ka qenë më i kërkuari
nga gazetarët, të cilëve u është
përgjigjur i shoqëruar së bashku
me trajnerin e tij, Sabatini. Në
prononcimin e tij është treguar
i kënaqur por edhe i ekuilibruar.
"Ishte një ndeshje shumë e bukur,
shprehet Cani. Të marrësh
pikë në Rexhio është e bukur dhe
jam i kënaqur që shënova që në
ndeshjen e dytë më bluzën e
Padovas. Pika e marrë është e
merituar, ditëm të neutralizojmë
mirë Rexhinën, duke i lënë sa
më pak hapësirë në aksione për
të shënuar. Ndërsa ne krijuam
shumë, mbi të gjitha në pjesën
e parë, duke vënë në vështirësi
disa herë mbrojtjen e tyre. Për
më shumë, duhet të kërkojmë
të jemi kërkues dhe konkretë
në sulm. Mund të kisha shënuar
edhe një gol me kokë". Bomberi
nga Tirana ka treguar përgatitje
të mirë teknike, por edhe forcë të
madhe fi zike. Ka kombinuar mirë
me dy sulmuesit e tjerë Di Nardo
e Andrea Soncin. "Fizikisht nuk
jam në 100%, thotë Cani, por
ndihem mirë". Tashmë ai ka bërë
të ëndërrojnë tifozët e Padovas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›