E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim bombe pranë bursës së Athinës, dëme të lehta

Policia greke thotë se një bombë shpërtheu jashtë bursës së Athinës duke shkaktuar dëme të vogla të ndërtesës dhe makinave të parkuara në atë zonë.

Zyrtarët thonë se shpërthimi që ndodhi sot herët dëmtoi rëndë të paktën 6 automjete, por shkaktoi dëme vetëm në pjesën e përparme të ndërtesës së bursës. Një kalimtar i rastit u plagos lehtë.

Një telefonatë paralajmëruese në një gazetë të Athinës bëri që policia të bllokonte zonën para se të ndodhte shpërthimi. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin./a/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›