E Diel, 1 Nëntor 2026

Miço: PBDNJ e vërtetë, duhet në qeveri

Nënkryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Thoma Miço tha ne nje deklarate per mediat se "PBDNJ e vërtetë e ka vendin në koalicionin qeverisës, por jo me sharlatanë që i shkatuan dem elektoral partisë dhe anëtarësisë së saj 

TIRANË- Nënkryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut Thoma Miço është shprehur sot me një deklaratë për mediat se “ veprimet e gabuara dhe mungesa e alternativave të kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule po i vuan minoriteti grek, duke i njollusur dhe tjetërsuar moralin e tij, vlera të fituara me shumë mund dhe djersë gjatë 18 viteve”.
Miço thekson në këtë deklarate se "është në të mirën e partisë dhe të elektoratit të saj , që Dule të largohet nga posti që mban, për t’i hapur rrugë zhvillime statuore, me qëllim që PBDNJ të rikthehet në rrugën e misionit të saj historik, në vend që ai të shtrijë dorën për pak pushtet të pamerituar”.
Ai shtoi se” PBDNJ e vërtetë e ka vendin në koalicionin qeverisës, por jo me sharlatanë që i shkatuan partisë dhe anëtarësisë së saj dëmin elektoral më të madh të të gjitha viteve” duke shtuar se “ insistimi i tij për të qëndruar në krye të partisë, do të rezultojë njëlloj fatal edhe në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal, ashtu siç rezultoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›