Nallbani: Tirana, favoritja kryesore
Të premten kishte polemizuar
rreth ardhjeve të reja "pa
kriter" në ekip, ndërsa një
ditë më vonë e mori për dore
Tiranën për ta çuar drejt titullit.
Bëhet fjalë për veteranin Blendi
Nallbani, portierin e bardhebluve,
i cili shënoi të shtunën në portën
e Skënderbeut me një 11-metërsh
në minutat shtesë, duke i dhënë
skuadrës një fi tore shumë të rëndësishme
në një moment më se të
vështirë. Megjithatë, 24 orë më
vonë ndihet i lumtur që tri pikët e
para sezonale erdhën nga këmbët
e tij, por njëkohësisht preferon të
tregohet modest, ku thekson se
ishte një fi tore e merituar e Tiranës,
prandaj suksesi nuk është vetëm i
tij. "Morëm një tri pikësh të rëndësishëm
në një ndeshje kundër
Skënderbeut, e cila na rezultoi
shumë e vështirë, pohoi portieri
38-vjeçar. Mund të kishim shënuar
më parë, por megjithatë goli erdhi
në fund nga pika e 11-metërshit.
Jam i kënaqur që isha unë ai që
shënoi, por fi torja është e së gjithë
skuadrës, jo vetëm e imja". Për
"Tatën" ky kjo nuk është hera e parë
që ai shënon. Një gjë të tillë e ka
bërë edhe herë të tjera në karrierën
e tij të gjatë 18-vjeçare si portier i dy
skuadrave, Partizanit dhe Tiranës.
Sipas statistikave, goli i tij i parë
daton në sezonin 1993-1994, kur
luante për të kuqtë. "Nuk është
hera e parë që shënoj, por çdo
gol ka kënaqësinë e tij", thekson
Nallbani më pas. Portieri, i Tiranës,
i cili në moshën 17-vjeçare ishte
futbollisti më i ri i cili kishte luajtur
një ndeshje zyrtare me Kombëtaren
në stadiumin e famshëm
anglez "Uemblli", i ka bërë edhe
një dedikim të veçantë këtij goli
të shënuar të shtunën në minutat
shtesë ndaj korçarëve. "Shkova dhe
për trajnerin, pasi është personi që
më shumë se kushdo tjetër kishte
nevojë për tri pikëshin. Ai do të
operohet këtë javë dhe me një
fi tore besojmë t‘i shkojnë gjërat më
mirë", ka uruar gardiani i portës së
kampionëve në fuqi. Edhe pse nuk
i fsheh rezervat për lojën jo në nivel
që Tirana po luan në këtë fillim
sezoni, ai nënvizon edhe peshën
e mungesave. "Mendoj se mungesat
e titullarëve kushtëzuan këtë
vështirësi që hasëm, shtoi numri
1 skuadrës së Tiranës, megjithatë
besoj se problemet marrin fund,
pasi dyjavëshi përpara do jetë i
mjaftueshëm për rikuperimin e të
dëmtuarve dhe kthimin e të gjithë
titullarëve".
Më pas ai shton se është i bindur,
që do të jenë sërish bardheblutë,
ata që kanë shanset më të
mëdha për t‘u kurorëzuar në fund
të këtij sezoni. "E shoh Tiranën sërish
pretendente të parë për titullin,
këmbëngul Nallbani, por duhet të
kemi kujdes Dinamon, Vllazninë
dhe beson që do të rivalizojnë me
ne". E djeshma ka qenë një ditë
pushimi për bardheblutë, të cilët
do t‘i rikthehen stërvitjes sot. Nga
momenti në moment pritet ardhja
e kroatit Toni Pezo. Klubi bën të
ditur se letrat e Malindit e Bicit nuk
kanë ardhur ende dhe pavarësisht
se Tirana i ka federuar ata për sezonin
e ri. Por të dy lojtarët nuk mund
të aktivizohen pa mbërritur kartoni
në zyrat e FSHF-së. Gjithsesi, është
vetëm çështje orësh, pasi nga Bullgaria
ka ardhur konfirmimi nga
të dyja klubet se letrat janë nisur.
Trajneri Lonçareviç do të udhëtojë
drejt Kroacisë, ku do të operohet
dhe do të rikthehet pas dy javësh.
rreth ardhjeve të reja "pa
kriter" në ekip, ndërsa një
ditë më vonë e mori për dore
Tiranën për ta çuar drejt titullit.
Bëhet fjalë për veteranin Blendi
Nallbani, portierin e bardhebluve,
i cili shënoi të shtunën në portën
e Skënderbeut me një 11-metërsh
në minutat shtesë, duke i dhënë
skuadrës një fi tore shumë të rëndësishme
në një moment më se të
vështirë. Megjithatë, 24 orë më
vonë ndihet i lumtur që tri pikët e
para sezonale erdhën nga këmbët
e tij, por njëkohësisht preferon të
tregohet modest, ku thekson se
ishte një fi tore e merituar e Tiranës,
prandaj suksesi nuk është vetëm i
tij. "Morëm një tri pikësh të rëndësishëm
në një ndeshje kundër
Skënderbeut, e cila na rezultoi
shumë e vështirë, pohoi portieri
38-vjeçar. Mund të kishim shënuar
më parë, por megjithatë goli erdhi
në fund nga pika e 11-metërshit.
Jam i kënaqur që isha unë ai që
shënoi, por fi torja është e së gjithë
skuadrës, jo vetëm e imja". Për
"Tatën" ky kjo nuk është hera e parë
që ai shënon. Një gjë të tillë e ka
bërë edhe herë të tjera në karrierën
e tij të gjatë 18-vjeçare si portier i dy
skuadrave, Partizanit dhe Tiranës.
Sipas statistikave, goli i tij i parë
daton në sezonin 1993-1994, kur
luante për të kuqtë. "Nuk është
hera e parë që shënoj, por çdo
gol ka kënaqësinë e tij", thekson
Nallbani më pas. Portieri, i Tiranës,
i cili në moshën 17-vjeçare ishte
futbollisti më i ri i cili kishte luajtur
një ndeshje zyrtare me Kombëtaren
në stadiumin e famshëm
anglez "Uemblli", i ka bërë edhe
një dedikim të veçantë këtij goli
të shënuar të shtunën në minutat
shtesë ndaj korçarëve. "Shkova dhe
për trajnerin, pasi është personi që
më shumë se kushdo tjetër kishte
nevojë për tri pikëshin. Ai do të
operohet këtë javë dhe me një
fi tore besojmë t‘i shkojnë gjërat më
mirë", ka uruar gardiani i portës së
kampionëve në fuqi. Edhe pse nuk
i fsheh rezervat për lojën jo në nivel
që Tirana po luan në këtë fillim
sezoni, ai nënvizon edhe peshën
e mungesave. "Mendoj se mungesat
e titullarëve kushtëzuan këtë
vështirësi që hasëm, shtoi numri
1 skuadrës së Tiranës, megjithatë
besoj se problemet marrin fund,
pasi dyjavëshi përpara do jetë i
mjaftueshëm për rikuperimin e të
dëmtuarve dhe kthimin e të gjithë
titullarëve".
Më pas ai shton se është i bindur,
që do të jenë sërish bardheblutë,
ata që kanë shanset më të
mëdha për t‘u kurorëzuar në fund
të këtij sezoni. "E shoh Tiranën sërish
pretendente të parë për titullin,
këmbëngul Nallbani, por duhet të
kemi kujdes Dinamon, Vllazninë
dhe beson që do të rivalizojnë me
ne". E djeshma ka qenë një ditë
pushimi për bardheblutë, të cilët
do t‘i rikthehen stërvitjes sot. Nga
momenti në moment pritet ardhja
e kroatit Toni Pezo. Klubi bën të
ditur se letrat e Malindit e Bicit nuk
kanë ardhur ende dhe pavarësisht
se Tirana i ka federuar ata për sezonin
e ri. Por të dy lojtarët nuk mund
të aktivizohen pa mbërritur kartoni
në zyrat e FSHF-së. Gjithsesi, është
vetëm çështje orësh, pasi nga Bullgaria
ka ardhur konfirmimi nga
të dyja klubet se letrat janë nisur.
Trajneri Lonçareviç do të udhëtojë
drejt Kroacisë, ku do të operohet
dhe do të rikthehet pas dy javësh.