E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa në Intertoto, Tirana e mbyll me fitore, Teuta-Kastrioti play-out

Besa ka arritur përmes një fitoreje spektakolare objektivin “Intertoto”, ndërkohë që për durrsakët enigma e qëndrimit në Superiore do të zgjidhet vetëm nga play-out-i. 

Plot tetë gola janë shënuar në “Niko Dovana”, duke u dhënë mundësi argëtimi atyre pak tifozëve të pranishëm në stadium. Kavajasit kanë marrë një fitore në shifrat 3-5 përballë një Teute, e cila luante me formacionin e saj eksperimental. Golat për Teutën i shënuan Mile 27’, 35’ dhe Gashi 85’, ndërsa për Besën realizuan Rroshi 7’, Okshtuni 21’, Mancaku 37’, 49’ dhe Alikaj 89’. Për Flamurtarin kampionati përfundoi me një ndeshje në Vlorë ndaj Elbasanit, e cila u mbyll e barabartë në rezultat 2-2. Jo vetëm rezultati, por edhe rastet që u paraqitën drejt portave, dëshmuan forcën e barabartë të të dyja skuadrave. Golat për Flamurtarin i shënuan Alvizh 57’ dhe Shabanaj 79’, ndërsa për Elbasanin shënuan Nenaj 62’, Begaj 65’(ag). Në përballjen e djeshme, Kastriotit dhe Tirana kanë bërë atë që s’ishte asgjë tjetër, përveçse një formalitet për të dyja kampet. Me biletën e siguruar për në ndeshjet play-out, ekipi krutan e ka shfrytëzuar këtë përballje si një takim kontrolli, ndërsa bardheblutë, kanë preferuar të aktivizojnë futbollistë të rinj. Tirana fitoi 2-1 me golat e Çapjes 10’ dhe Mohelebit 75’, ndërsa për Kastriotin shënoi Pali në minutën e 37-të. Besëlidhja luajti dje takimin e fundit në Kategorinë Superiore për këtë sezon, pasi tashmë ka zbritur një kategori më poshtë. Lezhjanët arritën fitoren e tyre më të thellë, 4-2 në këtë kampionat përballë një Vllaznie që ka të pamotivuar. Golat për Besëlidhjen u shënuan nga Gruda 74’, Da Silva 82’, 91’ dhe Miçiç 85’, ndërsa Për Vllazninë realizuan Sukaj 1’ (11-m), Rraboshta 64’. Skënderbeu dhe Shkumbini kanë luajtur aktin final të këtij kampionati. Korçarët me statusin e pritësve nuk kanë qenë të fuqishëm për të përballuar peqinasit. Këta të fundit arritën në kuotën 50 pikëve pasi fituan 3-1 me golat e Mustafajt 42’, 64’ dhe të K.Dalipit 51’. Golin për korçarët e vendit të fundit e shënoi Kokona në minutën e 90-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›