E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehi, 83’ në fushë me frakturë

Portieri i Partizanit, Orges Shehi ka sakrifikuar mjaft dje në ndeshjen finale të kampionatit ndaj Dinamos, teksa ka qëndruar për më shumë 83 minuta në fushë me frakturë në dorën e majtë. 

Ka qenë minuta e 7-të e ndeshjes, kur portieri i të kuqve përplaset me Pollozhanin gjatë një daljeje. Mesfushori i Dinamos hyn në këmbën e shtrirë, duke e goditur numrin një të Partizanit në dorë. Pollozhani merr karton të verdhë, ndërsa Shehi qëndron për disa minuta në tokë, duke marrë ndihmën e mjekëve. Konfirmohet fraktura në njërin gisht të dorës së majtë. Megjithatë, Lika nuk e zëvendëson, duke e lënë deri në fund të pjesës së parë në fushë. Kur nisi pjesa e dytë të gjithë menduan, se Shehi nuk do të zbriste në fushë, por ka ndodhur e kundërta. Portieri nuk ka pranuar të dalë, duke luajtur deri në fund dhe duke qenë një siguri e madhe për ekipin e tij. Heroizëm, që nuk vlejti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›