E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroatët, dy vinë-dy ikin. Sot vendoset për Plakun

Dinamo- Kroati Goran Vincetic pritet të bashkohet sot me grupin "Blu", dhe bashkë me të në dispozicion të trajnerit Agim Canaj do të jetë edhe Dario Bodrusic. Dyshja tjetër kroate, mbrojtësi Goran Granic dhe sulmuesi Pero Pejic, të ardhmen e shohin larg Dinamos, i pari në Greqi te Veria, dhe i dyti në Gjermani te një skuadër e Bundesligës 2. Lamtumirën nga Dinamo pritet ta japë edhe sulmuesi shqiptar Sebino Plaku, i cili është pëlqyer nga norvegjezët e Ham-Kamit. 22-vjecari (i menaxhuar nga Gëzim Mance) pret vetëm ofertën financiare për të hedhur firmën ose jo. Sot do të mbërrijë në Tiranë edhe një përfaqësues i klubit norvegjez për të mbyllyr edhe tratativat. Kapiteni Pisha vazhdon fizioterapinë. Te Dinamo rifilloi stërvitjen Eleandro Pema, i rikthyer pas një dëmtimi. Edhe nigeriani Abraham Alecheny mbërriti në Tiranë. Dinamo do ta kryejë në Mavrovë të Maqedonisë fazën përgatitore.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›