E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa nuk fiton dot në shtëpi, barazimi i trete

Besa sërish nuk arriti të regjistrojë fitoren e parë në në shtëpi edhe pse ishte larg vetëm 3 minuta nga përfundimi i një takim dramatik me kampionin e vendit, Elbasani, duke regjistruar kështu barazimin e treë në shtëpi dhe të katërtin në 11 javë. Verdheblutë nga ana e tyre, arritën barazimin e parë në pesë ndeshjet jashtë "Ruzhdi Bizhutës".
Takimi u ndoq me Interesim i madh nga të dyja tifozeritë. Në të 20', sulmuesi Parid Xhihani realizoi golin e shumëpritur për presidentin Bizhdili. Po ky sulmues, në minutën e fundit shpërdoi rastin e për të dyfishuar rezultatin pas pasit të artë të Elokan, por portieri i Elbasanit, Elvis Kotori reagoi mirë duke mos e lejaur prekjen e portës. Pjesa e dytë filloi më e mirë për Elbasanin, ku Endri Dalipi mund të kishte realizuar golin e barazimit në minutën e 52-të. Por atë që nuk e bëri organizatori i kampionëve, e realizoi një ish-lojtar i Besës në dy sezonet e fundit. Në minutën e 68', Elbasani arriti të barazojë me anë të Abudalla Ishaka, që ndëshkon pa asnjë mëshirë ish-ekipin e tij. "Aventura" në këtë ndeshje nuk përfundon këtu, teksa futbollisti i Besës, Elokan realizoi një gol të jashtëzakonshëm. Kur të gjithë në Kavajë prisnin të festonin fitoren e par Besës në shtëpi, Hetlem Capja gjuajti nga 30 metra duke realizuar një eurogol duke shfrytëzuar dhe përgjumjen e Mustafës. Përfundimisht, Besa me pikën e parë u ngjit në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Elbasani "dorëzoi" vendin e dytë.

BESA - ELBASANI 2-2
Shënues: Parid Xhihani 16', Elokand 78'/ Abdullah 65', Capja 87'
Gjyqtarë: T. Latifi, G. Maloku, D. Rexha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›