Tirana zhgënjen me Shkumbinin, Josa në rrezik

Shkumbini i dha mësimin më të mirë një Tirane "mendjemadhe" dukë marrë një pikë shumë të vlefshme në "Selman Stërmasi", në një ndeshje që prodhoi katër gola: 2 për Tiranën dhe 2 për Shkumbinin. Tirana zhvilloi një tjetër ndeshje të dobët, duke dëshmuar se dhe ultimatumet e donatorëve pas humbjes së turpshme me Flamurtarin dhe premtimit për një seri prej katër fitoresh rresht ishte vetëm një shou mediatik. Trajneri i Shkumbinit, Faruk Sejdini tregoi dhe njëherë se është njohësi më i mirë i bardhebluve. Ky është barazimi i dytë me shumë gola që Shkumbini arrin me Tiranën në kryeqytet, pas atij 4:4 të sezonit të kaluar. Madje, për të përmendur janë statistikat e sezonit të kaluar, kur Shkumbini gjatë sezonit të kaluar arriti dy barazime me nënkampionen e vendit. Shkumbini, iu rikthye pikëvë pas gjashtë humbjeve rresht. Për t'u rikthyer te ndeshja, ajo filloi me 15 minuta vonesë pas protestës së paralajmëruar të gjyqtarëve dhe para fërshëllimiës së gjyqtarit Aranit Lulaj u mbajt një minutë heshtje për kujtim të ish-futbollistit të shquar të Partizanit, Iljaz Dingu i ndarë nga jeta para disa ditësh.
Fillimi i shpejtë i Tiranës që kaloi në avantazh me anë të Vioresin Sinanit në minutën e 2-të. Salihi goditi fort, topi u përplas në shtyllë dhe aty Sinani nuk fal: goli i tetë i shkodranit të Tiranës në gjatë këtij sezoni. Pas gjashtë minutash, Erion Rizvanolli,ish futbollist i Tiranës, Dinamos e Partizanit, barazoi rezultatin në minutën e 8-të. Goli i dytë e Rizvanollit gjatë fazës së parë. Klodian Duro në minutën i dëmtuar i la vendin mesfushorit të njohur, Devi Mukaj Bardheblutë ushtruan presion dhe në minutën e 18-të, Nevil Dede realizoi golin e dytë për Tiranën dhe të tretin të tij në kampionat. Një gol kopje e të parit të Tiranës: topi përplaset në shtyllë, në zonë gjendet Nevil Dede dhe aty mbrojtësi nuk fal.. Tirana pati epërsi teritoriale ndaj një Shkumbini që po vuan shuëm në javët e fundit. Shkumbini e kishte ndërtuar strategjinë e tij me anë të kundërsulmit, kur mund të kishte barazuar me anë të Rizvanollit, por kapiteni i Tiranës në këtë takim, portieri Nallbani nuk e lejoi këtë.
Në pjesën e dytë, Vasjan Ballco ia la vendin e Daniel Ramazanit, autor i golit të fitores së Shkumbinit në javën e parë të sezonit kundër Flamurtarit (2-1). Ervin Bulku në të 49', goditi fort por Llani reagoi mirë duke e devijuar në goditje këndi. Tri minuta më pas (52'), Salihi gjuajti bukur, por sërish porieri Llani tregoi vlerat e tij. Trajneri Mirel Josa zëvëndësoi kryegolashënuesin Hamdi Salihi me sulmuesin Eleandro Pema. Shkodranit Salihi i mungon goli prej dy ndeshjesh. Shkumbini hodhi më shumë sytë nga sulmi, dhe në një nga kundërsulmet e peqinasve, kapiteni Klement Xhyra barazoi rezultatin në minutën e 78-të 2-2. Goli i parë i tij sezonal.
Ky ishte dhe barazimi i gjashtë midis dy ekipeve në 32 ballaqime midis tyre dhe i katërti në gjashtë sezonet e fundit, ndërkohë që Tirana regjistroi barazimin e parë në pesë ndeshjet e luajtura në shtëpi dhe katërtin në përfundim 11 javëve të fazës së parë. Tirana, gjithsesi është kampionia e fazës së parë me 22 pikë, por tashmë me vetëm një pikë më shumë se Teuta që fitoi me Vllazninë në Durrës.
SKEDA
TIRANA - SHKUMBINI 2-2
Shënues: Vioresin Sinani 2', Nevil Dede 18'/ Erion Rizvanolli 8', Klement Xhyra 76'
Gjyqtarë: A. Lulaj, A. Lamce, F. Lamaj
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Bilanci midis ekipeve: 32 ndeshje; 26 fitore Tirana, 5 barazime, 1 fitore Shkumbini.