E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vulos Xhafaj- Starova, një pikë larg kreut

Teuta thyen Vllazninë 1-0 në "Niko Dovana" dhe autori i golit të vetëm me vlerën e tri pikëve nuk është kush tjetër, vecse goleadori Daniel Xhafaj, që ka shënuar 7 nga 15 golat e realizuar nga Teuta në 11 javët e fazës së parë. Vllaznia pësoi humbjen e dytë rresht (pas asaj me Apoloninë) pavarësisht se presidenti Fushaj kishte premtuar një shumë të madhe qoftë dhe për një pikë në transfertë. Madje, ishin shkodranët që mund të kishin shënuar të parët, kur në minutën e 8-të Bejzade dha një asist për Docin, por ky i fundit e shpërdoroi rastin e minutës së 8-të. Vllaznia luajti më mirë në tridhjetë minutat e para të pjesës së parë. Në minutat e 32 dhe 36, sulmuesi vlonjat i Teutës, Daniel Xhafaj, nuk arriti të shënojë përballë Grimës. Por do të ishte golashënuesi më i mirë i formacionit të Starovës, Xhafaj që në minutën e 42-të nuk mund të shpërdoronte më duke realizuar golin e parë për Teutën, gol që vendosi dhe rezultatin e takimit. Në pjesën e dytë rastin e parë e pati Vllaznia, por Klevis Dalipi nuk arriti të shfrytëzojë pasin e dhënë nga Skerdi Bejzade. Teuta arriti ta mbrojë rezultatin deri në fund të takimit, ndërsa Xhafaj edhe mmund të kishte dyfishuar rezultatin në fund të 90 minutave. Me vendin e dytë në klasifikim dhe për më tepër me vetëm një pikë larg kruesueses Tirana, tekniku Sulejman Starova duket se ka përmbushur gjysmën e misionit të tij në krue të skuadrës durrsake. Vllaznia pas përfundimti të fazës së parë, duket se do të bëjë një analizë të fortë, ku më i rrezikuari do të jetë trajneri gjerman Shulse.
SKEDA
TEUTA - VLLAZNIA 1-0
Shënues: Daniel Xhafaj 42'
Gjyqtarë: K. Meta, E. Doda, E. Bixhaku
Stadiumi "Niko Dovana", Durrës
Bilanci midis dy ekipeve: 135 ndeshje; 37 fitore Teuta, 34 barazime, 64 fitore Vllaznia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›