E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparim Hetemaj në planet e Juventusit

Nga Athina, Marko Caka

Një nga futbollistët që mund të veshë fanellën e Juventusit mund të jetë Përparim Hetemaj. Sipas gazetës greke "Ora për Sport", posacërisht për të parë këtë lojtar, klubi i Juventusit ka sjellë vëzhguesin e saj, Dejan Vasiljev, për të ndjekur ndeshjen e Kupës së Greqisë, Haidari-AEK. Rendimenti i tij në këtë ndeshje do të vendosë gjithcka. Sipas gazetës më të madhe të klubit grek, AEK, "ORA PËR SPORT", drejtuesit e klubit të Juventusit kanë mbetur të mahnitur nga talenti i 19-vjecarit kosovar, Përparim Hetemaj, i cili në rolin e tij mund të jetë pasardhësi i Aleksandro Del Pieros. Sipas kësaj gazete, shkëlqimi i tij në dy ndeshjet e Championsit i kanë dhënë një siguri të madhe klubit të madh italian Juventus, për moshën e re, si një debutues i rrallë dhe më i miri i dy takimeve. Vëzhguesi i klubit juventin, në fillim ka ardhur të shohë talentin dhe formën e tij, pastaj gjithcka do të vendoset nga drejtuesit e "Zonjës së vjetër", të cilët për ta transferuar në "Del Alpi" u duhet të bisedojnë me drejuesit e AEK- nga ku Hetemaj ka një kontratë 4-vjecare. "Talenti i tij është vlerësuar shumë, si nga drejtuesit e Juventesit, ashtu dhe nga Deshamp, pasi loja e tij kombinon shumë me atë të Kampionatin Italian. Ai është një lojtar energjik dhe i gjithanshëm. Me ato që kemi parë deri tani, Hetemaj me dinamikën e tij është më i përshtaturi për klubin e Juventusit", - ka thënë vëzhguesi i Juventusit, Vasilev. I pyetur për interesimin që ka klubi i madh Juventus për të, Hetemaj përgjigjet për "Panorama Sport": E mora vesh nga gazeta greke dhe është një cmim i madh për mua, që një klub i madh sic është Juventusi, të interesohet për mua. Unë tani jam pjesëtar i klubit AEK dhe do ta vlerësoj kontratën që kam firmosur deri në fund. Nëqoftëse të dy klubet do të bien dakort, atëherë për mua është ëndrra më e madhe që të vesh fanellën e Juventusit të madh. Është kënaqësi e madhe që të radhitesh së bashku me shqiptarët e tjerë në Serinë A, me Taren, Bogdanin e Behramin. Kryesore për mua është që kudo që të luaj të përfaqësoj me dinjitet kombin tim shqiptar". Sic dihet, nëse klubi grek mund të bie dakort me vlerën e kosovarit, atëherë shumë shpejt në merkaton e verës, Përparim Hetemaj mund të kalojë te klubi Juventus. Nëqoftëse realizohet kjo ëndërr e madhe, me të vërtet Përparim Hetemaj do të jetë futbollisti i parë pas 60 vjetësh, pas Riza Lushtes, që do të veshë fanellën legjendare të "Zonjës së vjetër". Forma e mirë dhe paraqitja dinjitoze e Përparim Hetemajt me bluzën e klubit të madh grek, AEK në ndeshjet e Championsit ka bërë që emri i tij të shënohet në listën e klubeve të mëdha Evropës, si dhe një nga talentet e mëdha të Evropës. Botohet me lejen e Panorama Sport Mbas 60 vjetësh një shqiptar Pas 6 dekadash, atëherë kur i famshmi Riza Lushta luajti për fanellën legjendare të Juventusit, klubi që mban mbi shpatulla titujt më të shumtë të Kampionatit Italian, këtë klub nuk e ka vizituar asnjëherë ndonjë futbollist shqiptar, dhe fati mund të ndjek të talentuarin kosovar, Hetemaj. Vetëm 19 vjec, ai është transferuar në Greqi në fillim të këtij sezoni, mbasi ka shkëlqyer në kampionatin finlandez. Dhe menjëherë paraqitjet e tij kanë qenë të shkëlqyera, duke vërtetuar talentin e tij të pastër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›