E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia, kualifikimi punë e mbaruarVllaznia ka arritur 45 herë në çerekfinale, ndërkohë që Kamza e Kategorisë së Parë nuk ka mbërritur kurrë në këtë fazë të Kupës.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT)  - Vllaznia ka të drejtë ta konsiderojë kualifikimin për në çerekfinalet e edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë, pasi në ndeshjen e parë të turit të dytë të kompeticionit fitoi 3-1 në Kamëz.

NDESHJA E PARË
Për Vllazninë, 6-herë fituese të këtij trofeu, shënuan Edmond Doçi 8’, Dritan Smajli 12’ dhe Ndriçim Shtubina 67’ (11-m). Golin e nderit për Kamzën e Kategorisë së Parë e shënoi Albjon Blloku (22’).

KUALIFIKIMET
Dy skuadrat janë përballur më parë në edicionin e vitit 1976 (i 23-ti) dhe Vllaznia i fitoi të dy takimet, duke u kualifikuar për më tej. 

ÇEREKFINALET
Vllaznia ka arritur 45 herë në çerekfinale, ndërkohë që Kamza e Kategorisë së Parë nuk ka mbërritur kurrë në këtë fazë të Kupës.

RRUGA
Vllaznia eliminoi Tomorin e Kategorise se Dyte me dy fitore: 0-4 në Berat dhe 5-1 në Shkodër. Kamza eliminoi në turin e parë Elbasanin me (2-1, 0-0).

TROFETË
Kamza nuk e ka fituar laujtur kurrë një finalet të Kupës së Shqipërisë, edhe pse ka marrë pjesë 14 herë në këtë kompeticion, përkundrazi Vllaznia e ka fituar atë 6 herë, por ka humbur edhe 6 finale të tjera.

Grupi B

Kamza – Vllaznia 1-3
Shënues: Blloku 22’/ Doçi 8’ Smajli 12’, Shtubina 67’ (11-m)

Numri i klikimeve - 973
  E Marte, 08 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›