E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa shkaterron Bylisin, Dinamo barazon

Besa ka shkaterruar 3-0 Bylisin ne ndeshjen e vlefshme per javen e 13-te te Superliges. Kavajasit kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 8-te te takimit me ane te Kulit.

Ka qene Haliti qe ne minuten e 53-te ka dyfishuar rezultatin dhe goli i fundit i takimit eshte shenuar nga Abilaliaj ne minuten e 66-te.

Nderkohe qe takimi tjeter i mbetur i javes, ai midis Shkumbinit dhe Dinamos, ka perfunduar barazim pa gola.

Pas ndeshjes se sotme Besa mban vendin e gjashte te tabeles me 19 pike, Bylisi gjendet ne vendin e 9-te me 15 pike, Shkumbini ndodhet nje post me larte se Dinamo, ate te 4-tin me 20 pike, nderkohe qe skuadra e kryeqytetit ka 19 pike.

Kreun e tabeles kete jave e mban Vllaznia me 25 pike, e pasuar nga Tirana me 23 dhe Teuta 20 pike. Ne fund te klasifikimit gjenden Lushnja me 11 pike dhe Partizani me 8 pike.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›