E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhune ndaj kapitenit te Fierit

Derbi i Myzeqese mes Lushnjes dhe Fierit e javes se 14-te te Superliges edhe kete here ka tejkaluar kornizat e futbollit. Vendasit arriten te fitonin me rezultatin 3-1, por ky gol i vetem i ka kushtuar rend fierakeve.

Ne momentin e festimit te golit kapiteni i Apolonise, Mariglen Shoshi eshte goditur ne koke me gure. Menjehere ai eshte transportuar per ne spital ku ka marre dhe ndihmen e shpejte.

“Shenuam golin e pare dhe gezonin vetem tifozet tane. Papritur nje gur i madh me ra ne sy dhe desh me ra te fiket pertoke. Kur lushnjaret kane ardhur ne Fier jane pritur mire, ndersa me ne ka ndodhur e kunderta. Shpresoj qe FSHF-ja te zbardhe ngjarjen”, eshte shprehur Shoshi.

Gjendja jo e mire e futbollistit fierak nuk e lejon ate qe te dale fillimisht nga spitali e me pas t’i rikthehet stervitjes.

Mjeku i urgjences i cili e vizitoi konfirmon se Shoshit do t’i duhet te qendroje edhe per pak dite nen kujdesin e mjekeve.

“Ishte nje plage ne afersi te syrit. Nuk ka rrezik, por per shkak te plages mund ta mbajme te shtruar 2-3 dite”, tha mjeku Maksi Tanaka.

Per keto skena dhune skuadra e Fierit do te beje ankimimin e saj ne Federaten Shqiptare te Futbollit per ngjarjen e ndodhur.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›