Interi mund edhe Napolin

Kane qene 25 minutat e para te lojes shume te vrullshme per zikaltrit te cilet shenuan qe ne minuten e 16-te me Ivan Kordoben dhe pak minuta me pas ka ardhur nje super gol i Muntarit, i cili serish gjendet ne momentin e duhur ne vendin e duhur.
Napoli perpiqet te reagoje me argjentinasin e saj Laveci i cili kunderpergjigjet me te njejten monedhe golit te Muntarit, por ky ishte goli i pare dhe i vetem per Napolin ne kete takim.
Nderkohe Roma vazhdon rimekembjen e saj dhe kete here ka mundur minimalisht Fiorentinen. Goli i kapitenit Toti i ka mjaftuar kryeqytetasve qe te ngjiten ne vendin e 14-te me nje ndeshje me pak se skuadrat e tjera.
Edhe Lacio eshte mundur nga Atalanta me rezultatin 2-0. Valdes ka shenuar i pari per skuadren bergamaske dhe Serxhio Flokari ne minuten e 68-te ka dyfishuar rezultatin.