E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha: Jam i çmendur për gola, gola, gola!"

Besart Berisha duket se është integruar më së miri në radhët e Arminia Bielefeldit. Sulmuesi 24-vjeçar është i kënaqur me ambientin që ka gjetur në klubin e Bundesligës II gjermane, ku pritet të debutojë nesër në takimin kundër Hansa Rostok. Kuqeziu do të luajë me fanellën me numër 18. "Po pres me padurim të luaj. Jam i çmendur pas golave. Dua vetëm të shënoj, të shënoj, të shënoj!", tha Berisha. "Nuk më intereson asgjë tjetër. Kam vetëm një objektiv, të ndihmoj Arminian të arrijë rezultate sa më të mira dhe të rikthehem si protagonist. Nëse do të arrij ta gjej vazhdimisht rrugën e rrjetës, aq më mirë do të jetë për mua". Trajneri Tomas Greshtner ka shumë besim te potenciali i sulmuesit. "Besarti është një lojtar mjaft cilësor. Ai lëviz shumë në fushë, krijon hapësira dhe është gjithmonë i rrezikshëm përpara portës kundërshtare. Afrimin e tij gjatë merkatos e cilësoj si një lëvizje pozitive për skuadrën", tha 42-vjeçari. Pas dy vitesh zhgënjime te Bërnli në Angli, ku gjatë gjithë kohës ka luajtur i huazuar në skuadra të tjera, Berisha kërkon të konfirmohet. Në Bielefeld ai ka kontratë deri në vitin 2012, por objektivi kryesor është që në dy vitet e fundit të luajë në elitën e futbollit gjerman.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›