Sot në Fier, trofeu "Kujtim Majaci"
Sot në Fier do të fillojë edicioni i parë i trofeut "Kujtim Majaci", në nder të futbollistit më të spikatur të këtij qyteti, i cili u nda nga jeta në mes të muajit korrik. Ish-lojtari i famshëm i Apolonisë (autor i 174 golave) dhe Kombëtares, pësoi infarkt në miokard. Në trofeun e sotëm, përveç Apolonisë, do të marrin pjesë edhe Tirana, Dinamo e Teuta. Sfidat, të cilat do të vendosen me short, do të jenë 45-minutëshe dhe fitueset do të përballen në finale. Të ardhurat nga shitja e biletave do të kalojnë të gjitha në formë ndihme ekonomike për familjen Majaci. Ndërkohë, në Fier po diskutohet edhe shpërndarja e aksioneve mes biznesmenëve të qytetit: 50 investues janë shprehur të gatshëm të blejnë paketa aksionesh me vlerë deri në 12 mijë euro, për të siguruar fondet e nevojshme që ekipi të jetë konkurrues në Superiore.