Besart Berisha: “Para ndeshjeve dëgjoj Tingullin 3”

- "Shqipëria ka një lojtar tërheqës". Ky është konkluzoni i mediave britanike pas ndeshjes Anglia B-Shqipëri (3-1), ku Besart Berisha shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 44, teksa më parë në të 21' kishte goditur shtyllën horizontale. Sulmuesi i Kombëtares edhe pse me një karrierë të pakët futbollistike, bërë emër në statistikat shqiptare të futbollit. Ai është lojtari i dytë kuqezi që shënon kundër "Tre luanëve", pas Altin Rrakllit, është shqiptari i dytë që shënon fazën grupeve në Ligën e Kampioneve pas beratasit Kliton Bozgo me Maribor, dhe është i shtati që ka shënuar emrin e tij në librin e artë të Ligës së Kampionëve, pas Edvin Muratit( me ekipi francez Lile) Kliton Bozgos (Maribor), Bledar Kolës (AEK), Besnik Hasit (Anderleht), Lorik Canës (PSG) e Përparim Hetemajt (AEK). Albania-sport.com zhvilloi një bisedë "360 gradëshe" me biondin prishtinas, idhullin e ri të tifozerisë kuqezi, ku ai rrëfeu gjithcka nga jeta e tij midis futbollit dhe jashtë tij.
Besart, shënove një gol shumë të rëndësishëm në planin personal me Anglinë, video e të cilit bëri xhiron e botës në të gjitha mediumet ndërkombëtare?
- Nuk dua aspak ta fsheh faktin, që ai gol më bëri shumë të lumtur. Goli në Angli ka shumë rëndësi për mua pasi dhe në Gjermani kisha një kohe shumë të gjatë pa shënuar. Përvec kësaj jam shumë i kënaqur edhe për lojën që zhvillova.
Goli i parë kuqezi në pesë ndeshje me Kombëtaren, pas atyre me Holandën, Maqedoninë, Slloveninë dhe Bullgarinë
- Nga ana tjetër ky ishte edhe goli im i parë me Kombëtaren shqiptare dhe, dua të them se ndihem pak më lirshëm, pasi më cliroi dhe nga ankthi i shënimit të golit të parë për Shqipërinë. Godita dhe shtyllën dhe të kishte hyrë gol ajo goditje do të cmendeshin krejt anglezët.
Në stadium kishte dhe shumë menaxherë anglezë dhe të huaj, madje në media u fol për një interesim të disa klubeve angleze si Shefil Junaitid, Noruic.
- Kjo është normale që të ndodhë për një futbollist, sidomos kur bën një paraqitje të mirë. Menaxheri im, Jansen pati disa telefonata nga Premiership dhe Championship, përkatësisht Kategoria e Parë dhe e Dytë angleze, të cilët përvecse morën informata për mua, u interesuan edhe për situatën time me Hamburgun. Gjithsesi duhet një farë kohe derisa të realizohet ndonjë transferim i mundshëm. Interesante janë dhe ofertat nga Gjermania në Bundesligë 1.
Le të flasim pak për fillimet tuaja në futboll. Kur e preku Berisha për herë topin?
- Unë kam lindur në vitin 1985, më 29 korrik. Nga Prishtina jam larguar në moshën 7-vjecare kur prindërit e mi u vendosën në vitin 1992 në Berlin të Gjermanisë. Futbolli për mua si për cdo fëmijë tjetër nisi nga rruga, dhe kur një nga shokët e mi të fëmijërisë së atëhershme hyri një ekip të vogël, atëherë dhe familja ime vendosi që unë ta ndiqja atë pasi e dëshiroja dhe e lakmoja shumë futbollin.
Kush ishte i pari që iu pikasi?
- Në shkollë e ndieja që kisha talent pasi godisja lehtësisht me dyja këmbët. Ëndërroja të isha si Maradona, Van Basten, emra që gjithmonë në atë kohë i kisha shumë për zemër. Fillova të luaj me të rinjtë në radhët e një ekipi amator Berliner VB49, për të vazhduar më pas me SV Lichtenberg. Në fakt në Gjermani nëse je i talentuar dhe premtues gjithmonë gjendet dikush që të ndihmon.. Edhe për mua, ishte menaxheri berlinez Axel Kleinefinke, i cili edhe pse isha 18 vjec mundësoi kalimin tim te Ac Horsens duke bërë emër si sulmues. Më pas me të rinjtë e Hamburgut Kam luajtur si huazuar në Danimarkë te Aalborg BK, pasi familja ime ende nuk e kishte siguruar lejëqendrimin në Gjermani.
Me Hamburgun, ndër më të njohurit në Gjermani shënove edhe një gol në Ligën e Kampionëve kundër CSKA së Moskës
- Ai gol në Champions League ishte shumë i rëndësishëm për mua, pasi më ngriti menjëherë nga zero në 100%. Krejt emri u ndryshua, më ndihmoi. Më bëri shumë të njohur në Gjermani dhe në Europë. Deri atëherë e kisha pasur shumë të vështirë pasi nuk më jepnin edhe hapësirën e duhur për të luajtur. Me atë gol hyra jo vetëm në lojën e Hamburgut, por edhe me Shqipërinë duke u bërë një lojtar ndërkombëtar.
Kujt ia ke dedikuar golin
- Gola ia dedikoj gjithmonë familjes sime, pasi ajo është gjithcka për mua më ka ndihmuar shumë. I dua shumë.
Sa ju ndihmoi futbolli në Gjermani?
- Për mua futbolli është më shumë se ai që luhet në fushë. Mua më duhet të ndihmoj dhe familjen time. Unë luaj për Hamburgun , por familja ime jeton në Berlin. Ka pasur një moment kur kemi diskutuar edhe nëse do të vazhdonim të rinim në Gjermani apo jo. Ka ndodhur qe dhe nuk i kemi pasur mundësitë financiare për të ndërruar vend. Unë e kam ndihmuar familjen time qysh në moshën 16-vjecare, kur sigurova të ardhurat e para nga futbolli. Gjithmonë mendoj për familjen time dhe do ta gjej patjetër një rrugë për ta ndihmuar.
Kush të zbuloi për herë të parë nga trajnerët e ekipit Kombëtar shqiptar?
- Hans Petër Briegeli u interesua për herë të parë për ta pasur informata rreth meje, madje më pa dhe njëherë, por ishte Oto Baric ai që bisedoi me mua në Hamburg, ku dhe vendosa të luaja për Shqipërinë, pasi më kishte kërkuar tri herë trajneri i Shpresave të Gjermanisë, Dieter Eilts. Atëherë nuk dija cfarë të bëja, por në vendimin tim ndikoi dhe menaxheri im, Jansen, i cili më ngrohu zemrën për të luajtur me Shqipërinë. Tani jam 100% i Shqipërisë dhe vetëmi saj.
Trajneri Baric pas ndeshjes me Anglinë ju quajti një lojtar superb, të rëndësishëm, e ardhmja e Kombëtares?
- Baric është një trajner me një eksperiencë të madhe dhe di të dallojë një futbollist, sidomos të rinj me të dhëna, sic është edhe Debatik Curri e Blerim Rrustemaj, që jemi më të rinj në Kombëtare. Baric më besoi duke me futur pak nga pak, dhe tani jam i kënaqur që ia kam shpërblyer besimin. E falënderoj shumë se më ka besuar.
Përse dallohet Berisha si futbollist?
- Unë jam një futbollist që dallohem për përgatitje fizike dhe mundohem ta shfrytëzoj këtë forcë, por dhe teknikë kam. Ajo që bëra me Anglinë kur kalova dy lojtarë, ndodh jo shpesh.
Si e kalon kohën në Hamburg pas futbollit?
- Mua më pëlqen jeta në Hamburgu pasi është një qytet shumë i mirë. Jetoj vetëm pasi familja ime është në Berlin. Shëtis me qenin tim, Rokin. Kam dëshirë të kqyr restorantet, shkoj në kinema, më pëlqen të dal me makinë e të dëgjoj muzikë.
Ke kohë pa vajtur në Prishtinë?
- Kam vendosur që pasi të mbarojmë ndeshjet e Kombëtares me Luksemburgun të shkoj në Prishtinë, për të qendruar dy-tri javë atje. Atje kam axhën dhe njerzit e tjerë.
Tirana si të është dukur
- Gjithmonë që e kam parë më ka pëlqyer, qëkurse erdha për herë të parë për të marrë pasaportën. Më pëlqyen kafet, Hotel Sheratoni. Por, dhe Durrësi më pëlqen shumë. Me gjuhën kam pas probleme, pasi kam jetuar qysh 7 vjece.
Je i famshëm, ndonjë vajzë?
- Jam single, por dhe e dashura do të vijë një ditë. Duke e kërkuar jam. Ishallah sa më shpejt.
Të pëlqejnë gjermanet apo shqiptaret
- Me atë që do të lidhem e dua shqiptare. Ndoshta mund ta gjej tani që do të shkoj në Kosovë. E kam një vajzë,por nuk është për të treguar emrin në gazetë.
Cili është mendimi për dashurinë i Berishës?
- Për mendimin tim është mirë që një futbollist të ketë një vajzë. Pasi futbollerët bëjnë gabime shumë dhe ajo të ndihmon edhe të qetësohet dhe kur kthehesh në shtëpi
Si i shpenzon paratë Berisha?
- Tek mua paratë nuk qendrojnë kurrë as në xhep e as në kuletë, ndonjëherë nuk dalin. Jam prishës i madh i parave. Dal gjithmonë dyqaneve për të blerë veshje dhe jam pak "suchtig", si i thonë gjermanët, tahmaqar. Më pëlqejnë shumë veshjet e "Diesel", "Cavalli"
Veshjet moderne apo shik?
- Mua më pëlqejnë ato moderne, jam një tip që vishet "fine", jo me kravatë por dua të dukem mirë.
Makinat?
- Jam i cmendur pas kerrave. I dua shumë. Tani kam një Audi 4 kabrioliet. Kam ndërruar nja dhjetë makina deri tani. Të parën e kam blerë para tre vjetësh.
Cila ka qenë makina e parë?
- Audi 3, por kam pasur BMË e marka të tjera gjermane.
Në faqen tendë të internetit ke dhe një foto me një qen race. Është tëndi?
- Jo. Ma ka dhënë një vajzë gjermane, që më ndihmon edhe faqen e internetit. Qeni quhet Roki, i pëlqen të luajë futboll me mua.
Nga futbollistët shqiptarë kush të pëlqen?
- Stili i Lorik Canës më pëlqen më shumë. Është një futbollist që unë kam shumë respekt pasi është luftarak dhe luan njëlloj në të gjithë lojën. Më pëlqen si luan.
Nga të huajt?
- Më pëlqejnë Ronaldinjo i Barcelonës dhe Kristiano Ronaldo i Mancesterit. Janë teknikë të hatashëm.
Besart, nëse nuk do të ishe bërë futbollist, cfarë do të doje të bëheshe?
- Të kisha pasur zë do të bëhesha këngëtar, por s'kam zë. Nuk guxoj të këndoj se me ndëgjon ndonjë dhe qesh.
Kë ke nga miqtë e tu më të mirë?
- Unë rri shpesh me Lorik Canën, Debatik Currin dhe Armend Dallkun, pasi jemi nga Prishtina, përvec Lorikut, i cili është nga Gjakova.
Cila është ëndrra e Berishës?
- Kam dëshirë të shkoj të luaj në Brazil në futbollin në rërë. Kjo është dhe ëndrra ime. Dua t'u tregoj atyre se jo vetëm janë teknikë në rërë, por ka dhe shqiptarë që e zotërojnë atë.
Cfarë muzike dëgjon, pasi nuk i heq kufjet nga veshi sa herë që ke ardhur në Shqipëri.
- Muzika është shqip, anglisht. Më pëlqen shumë "Tingulli 3", Nora Istrefi, Eliza Hoxha.
A je takuar me ndonjë këngëtar kosovar?
- Me asnjë, por do të kisha qejf, të takoja dikë. Por. Le t'ia lemë kohës. Tani që jam në Kombëtare ma ka qejfi të dëgjoj ndonjë këngë të Nora Istrefit. Zanfina Ismaili këndon mirë dhe ëshë vajzë e këndshme, ndërsa Adelina Ismaili ka sjellë një rrymë të re në muzikën kosovare.
Përse të pëlqen "Tingulli 3"?
- Kanë stilin e këngëve të tillë që më pëlqen. I dëgjoj gjithmonë përpara lojës.
Intervistoi: Dash Frashëri