E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tieri Henrisë i pëlqen Milani

Tieri Henri ndihet i kënaqur me interesimin e Milanit për ta veshur kuqezi. "Është një gjë e bukur ta dëgjosh këtë", - deklaroi talenti francez i Arsenalit gjatë një interviste të dhënë për tabloidin anglez "The Sun". Francezi, i cili vitin e kaluar u kishte premtuar besnikëri të përjetshme "Topcinjve" duke nënshkruar edhe një kontratë katërvjecare, duket se ka ndërruar mendje. "Sic e kam thënë gjithmonë, unë jam një lojtar i Arsenalit, por kohët e fundit kanë ndodhur gjëra që unë nuk i prisja. Largimi i Dein po ndikon te shumë lojtarë. E vetmja gjë që mund të them tani është fakti që unë jam lojtar i Arsenalit, por nuk mund ta fsheh që më pëlqen interesimi i Milanit".

Alonso, edhe pesë vjet "Reds"

Spanjolli Ksabi Alonso nënshkroi edhe për pesë vite të tjera për finalistët e Ligës së Kampioneve, Liverpul. Pas kapitenit Stivën Xherard (2011), shefit të mbrojtjes Xhimi Karager (2011) dhe portierit Pepe Reina (2012), Alonso është lojtari i katërt, i cili firmosi gjatë kësaj jave me "Reds"-at. Alonso: "Natyrisht që kishte ekipe të tjera që interesoheshin për mua, por unë kam pasur gjithmonë në vëmendjen time të qëndroja këtu".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›