E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA gjobit Danimarkën

UEFA i dha fitoren 3-0 në tavolinë Suedisë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2008-s me Danimarkën, takim i zhvilluar të shtunën e kaluar, ku një tifoz danez sulmoi gjyqtarin e ndeshjes pak minuta përpara përfundimit të takimit kur rezultati ishte i barabartë 3-3. Përvec fitores në tavolinë të Suedisë, Federata Daneze u ndëshkua edhe me një gjobë prej 100 mijë frangash zvicerane (61000 euro), ndërkohë që Kombëtarja daneze do t'i luajë katër ndeshjet e ardhshme kualifikuese të paktën 250 kilometra larg Kopenhagenit. Këto ndeshje janë ato me Lihteshtejnin (12 shtator), Spanjën (13 tetor), Letoninë (17 tetor) dhe Islandën (21 nëntor). Ndeshja me Lihteshtejnin do të luhet me dyer të mbyllura, pa shikues. Mesfushori Poulsen u skualifikua për tre ndeshje. Ai nuk luajti të mërkurën e kaluar në fitoren 2-0 të Danimarkës kundër Letonisë, atij i kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›