EURO 2008, UEFA “shoshit” kandidatët

Kur ka mbetur edhe vetëm një vit nga finalet e Euro 2008-s, 14 vendet kualifikuese, që do t'i bashkohen organizatorëve, Austrisë dhe Zvicrës, janë ende të paqarta se nga cilat ekipe do të zëvendësohen. Uefa.com bën një analizë të detajuar të shtatë grupeve.
Grupi A
Polonia humbi shansin për të krijuar një diferencë të qartë tetëpikëshe, pas humbjes me Armeninë 1-0. Portugalia dhe Serbia nuk luajtën dhe mbetën pesë pikë pas liderit, por me dy ndeshje më pak.
Grupi B
Franca është në krye të grupit pas fitores 1-0 me Gjeorgjinë, dy pikë më shumë se Italia, me të cilën do të përballet në Romë më 8 shtator. Italia fitoi me Lituaninë, duke pasur një pikë me shumë se Skocia.
Grupi C
Fitorja me Moldavinë i mban kampionët në fuqi të Europës në krye të grupit me pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Bosnjë-Hercegovina, që fitoi nga ana e saj me Maltën. Turqia ka një ndeshje më pak.
Grupi D
Fitorja 2-1 e Gjermanisë me Sllovakinë ishte ndeshja e vetme e luajtur në këtë grup ditën e mërkurë dhe suksesi i dytë i gjermanëve në katër ditë. Ekipi i Lëv ka pesë pikë më shumë se Cekia.
Grupi E
Vetëm tri pikë ndajnë katër ekipet e para, pasi kryesuesja e grupit, Kroacia, barazoi 0-0 me Rusinë. Kroacia u barazua me pikë nga Izraeli, që fitoi në Andorra, por me një ndeshje më shumë. Rusia ka dy pikë më shumë se Anglia.
Grupi F
Suedia fitoi 3-0 në tavolinë me Danimarkën dhe kryeson me tri pikë më shumë pas humbjes 5-0 të Islandës. Spanja është në vend të dytë pas fitores me Lihteshtejnin. Danimarka është gjithashtu në lojë.
Grupi G
Tre ekipe kanë shanse kualifikimi. Rumania fitoi me Slloveninë, duke udhëhequr grupin. Bullgaria, që gjithashtu fitoi dy ndeshjet e fundit, është e dyta, me një pikë më shumë se Holanda e vendit të tretë, por më një ndeshje më pak.