Liverpool në 2013, fillon "nxehtë"

Liverpooli ka arritur një fitore të thellë në ndeshjen e parë në 2013 duke e mposhtur Sunderlandin me rezultat 3 me 0. Vendasit ishin fantastik në këtë ndeshje duke sulmuar që në minutat e parë.
Raheem Sterling shënoj gol të bukur me parabolë në minutën e 19. Radha për gola i erdhi njërit nga sulmuesit më të mirë aktualisht në botë. Luis Suarez shënoj 2 herë për 3 me 0.
Të parin e shënoj në minutën e 26 ndërsa të dytin në minutën e 52. Liverpooli pati edhe plot raste të tjera por që nuk arriti më të ngrisë avantazhin./Indeksonline/