E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, “Futbollisti më i mirë shqiptar për vitin 2007

Ervin Skela, fantazisti i skuadrës kombëtare shqiptare dhe njëkohesisht mesfushor i ekipit Energie Cottbus që përfaqësohet në Bundesligën gjjermane, është shpallur "Futbollisti më i mirë shqiptar për Vitin 2007".
Anketa organizohet nga uebsajti i njohur sportiv shqiptar Albaniasoccer.com. Ervin Skela, e fiton këtë anketë duke grumbulluar 124 pikë në 35 vota, në vend të dytë shumë pranë tij u rendit Edmond Kapllani me 118 pikë, i ndjekur nga Hamdi Salihi me 99 pikë, Besnik Hasi 63 pikë dhe Nderim Nexhipi 47 pikë.
Ky është viti i tretë me radhë që Albaniasoccer organizon këtë anketë të organizuar në bashkepunim me të gjitha mediat elektronike nën patronazhin e zyrës së talenteve në Gjermani. Fituesit janë: Erion Bogdani (2005), Lorik Cana (2006) dhe Ervin Skela (2007).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›