E Diel, 1 Nëntor 2026

Campbell kthehet në Arsenal

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Sol Campbell mund të konsiderohet futbollist i ri i Arsenalit.“Shpresoj që të nënshkruaj sa më shpejt”, ka thënë 35 vjeçari, që dëshiron të rikthehet tek Topçinjtë.

Mbrojtësi anglez po stërvit me ‘Gunners’ dhe duket se e ka bindur menaxherin Arsene Wenger se e meriton kontratën deri në fund të sezonit. “Jam entuziast, do të punoj shumë gjatë kësaj kohe për të qenë i gatshëm. Është fantastike dhe e mrekullueshme të rikthehem dhe ta vesh këtë fanellë. Wenger është i shkëlqyeshëm, nëse nuk do të isha mirë, nuk do më blinte”, tha Campbell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›