E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamini në sy të Tottenham

Sipas tabloidit anglez Daily Mirror, mesfushori i Milanit, Mathieu Flamini, mund të rikthehet për të luajtur në Premierligë qysh në janar, pasi nuk po ia del të gjejë vend në përbërjen e parë të Rossonerëve.

Për shërbimet e tij është i interesuar Tottenham, i cili dëshiron të përforcohet për ta siguruar Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Flamini mund ta pranojë këtë ofertë, ku do të luante rregullisht, për faktin se nuk dëshiron ta humbasë Botërorin, Afrika e Jugut 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›