Kontrabande vicash nga Maqedonia ne Shqiperi, kapen kater ne kufi
Diber- Zbulohet kontrabanda e vicave ne linjen Maqedoni-Shqiperi. Kater persona perfunduan ne pranga ndersa tentonin te fusnin nepermjet kufirit ne menyre te paligjshme 20 krere per ne vendin tone, ndersa destinacioni ka qene Tirana. Aksioni eshte kryer nga policia e Dibres, ndersa u bllokua edhe nje kamion me te cilet kryhej transporti. Sipas burimeve zyrtare te policise, behet e ditur se ata jane kapur ne oret e vona te mbremjes se diele kur po kalonin neper territorin e fshatrave te Dibres, ne aksin nacional, rreth 20 krere vica te blere ne zonen e Maqedonise. Mesohet se ne pranga kane rene F. Zeqja, N. Dedja, P. Asllani dhe E. Kosiqi. Personat e ndaluar jane nga fshatrat e Peshkopise dhe kane qene te dyshuar me pare per vepren penale te kontrabandes se gjese se gjalle. Vicat sipas policise vendore, jane marre nga Maqedonia, permes nje rruge kontrabande qe tashme eshte e njohur per agjentet. Por, edhe me gjithe ndalimet dhe shoqerimet e vazhdueshme, serish kontrabanda ne kete ane te kufirit nuk eshte vene nen kontroll. Mbi kater te ndaluarit rendon akuza e kontrabandes se paligjshme. Nderkohe grupi hetimor po heton edhe per ndonje perfshirje te mundshme te te tjere personave ne kete rrjet. Hetimet kane nisur edhe per linjat e tjera te kalimit te vicave ne kufirin shqiptaro-maqedonas, nese dalin nga dogana apo ne rruge te tjera. Hidhen dyshime edhe per perfshirje ne kete rrjet edhe te zyrtareve te doganes.
A. Ndoja
A. Ndoja