E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klandestine me gomone, nje ne pranga

BRINDISI - Trafiku i klandestineve ne drejtim te Italise, me gomone ka cuar ne pranga dy shqiptare. Arrestimet jane bere dy dite me pare ne qytetin e Brindizit per nje rast qe ka ndodhur ne muajin nentor te vitit te kaluar. Policia italiane tha se, nje shqiptar eshte arrestuar ne oret e para te mengjesit te dites se diel, i dyshuar si skafist i nje gomoneje me klandestine. Burime zyrtare te policise ne zyren e Guardia di Finanza te Brindizit, thane, se i arrestuari eshte Eduard Kulla, 39 vjec, lindur e banues ne Vlore. Kulla, eshte nen akuze zyrtare te favorizimit te emigracionit te paligjshem dhe do te gjykohet nga drejtesia e Brindizit, ne gjendje arresti me burg pa afat.

Prokuroria e Brindizit, tha se Kulla eshte provuar se se bashku me nje person tjeter, kane kryer nje udhetim nga brigjet e Vlores ne ato te Brindizit, me 13 klandestine shqiptare, qe te gjithe djem ne moshe nga 20 deri 35 vjec nga zona te ndryshme te Shqiperise. "Eduard Kulla eshte organizator i nisjes se gomones per ne Itali ne menyre klandestine dhe ka drejtuar si skafist kete mjet lundrues derisa ai arriti ne Brindizi ku dhe u lokalizua dhe bllokua nga rojet bregdetare", bene te ditur zyrtare e Prokurorise se Brindizit. Ngjarja per te cilen u be arrestimi i Kulles, sipas prokurorise se Brindizit, ka ndodhur ne tetor te vitit qe kaloi. Gomonia u lokalizua ne zonen e "Giancolas". Sipas prokurorise, 13 shqiptaret qe u gjeten ne gomone, u derguan me tragetin me te pare qe u nis po ate dite qe u zbuluan, me linjen Brindizi-Vlore. Sipas deshmive te dhena nga klandestinet, gomonia drejtohet nga tre persona, dy prej te cileve merreshin me lundrimin, nderkohe qe njeri ndihmonte njerezit ne momentin e ngjitjes ne gomone dhe ne zbritje. Te gjithe klandestinet u kthyen me anije ne Shqiperi.

Udhetimi me gomone nga Mali i Zi

Klandestinet shqiptare zbarkuan perseri ne Itali. Duke gdhire data 15 nentor, policia e qytetit te Viestes, ne Foxhia, kur ndaloir 13 persona, 12 prej te cileve ishin shqiptare nga Kosova e nje nga Shqiperia. Sipas policise, 12 prej te ndaluarve jane te moshes 20-25 vjec, e nje me i madh ne moshe. Policia beri te ditur se klandestinet kane udhetuar me nje gomone 15 metra te gjate dhe se ishin nisur nga bregu i Malit te Zi.

13 persona

Shqiptare dhe kosovare kishin mberritur ne brigjet e italiane te Foxhias. Ata ishin nisur nga brigjet e Malit te Zi, me qellim per te mberritur ne Itali ne menyre te jashteligjshme. Ata u kthyen me anije ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›