Besiana nuk lëshon futbollistët e saj

Nga Ejup LLUMNICA
Ishte vlerësuar si përforcim i madh kalimi i futbollistit Astrit Hyseni nga radhët e Besianës në atë të Shqiponjës, si dhe ai i Bekim Isuft tek Flamurtari, por si duket këto nuk do të realizohen. Pas ankesës së klubit Besiana se disa futbollistë në mënyrë jo të rregullt kanë lëshuar radhët e klubit llapjanë, ka reaguar edhe FFK-ja, duke pamundësuar kështu kalimin e pesë futbollistëve: Fadil Ademi, Astrit Hyseni,Valon Mjekiqi, Bekim Isufi dhe Adem Bakia. Kështu, Komisioni për regjistrimin e lojtarëve në FFK vendosi për kërkesat mbi kalimin e lojtarëve prej klubit në klub. Të gjitha kërkesat e parashtruara janë shqyrtuar dhe shumica e tyre janë aprovuar, përpos atyre që ishin kontestuese. "Kontestuese, sipas këtij Komisioni, janë ato ndërmjet KF Besiana dhe këtyre lojtarëve: Fadil Ademi, Astrit Hyseni,Valon Mjekiqi, Bekim Isufi dhe Adem Bakia. Këta lojtarë nuk mund të kalojnë në asnjë klub tjetër pa u marrë vesh me KF Besiana, me të cilën janë të lidhur me kontrata valide", thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Për të mos ardhur deri te kjo mosmarrëveshje, FFK-ja ua ka bërë me dije edhe një herë të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që kontratat duhet të jenë të vërtetuara në FFK, ku përcaktohet kohëzgjatja, shuma e pagesës dhe koha e realizimit të tyre. Nëse këto kontrata vërtetohen, atëherë FFK-ja është e obliguar që t'i mbrojë dhe sanksionojë në bazë të akteve të saj normative, të cilat shumë qartazi udhëzojnë për mënyrën e lidhjes së kontratave. Gjithsesi do të jetë shumë vështirë, si për futbollistët, ashtu edhe për klubin e Besianës për ta zgjidhur këtë problem. Lojtarët e lartpërmendur kanë shprehur dëshirë për largim për shkak të, sic thuhet, moskryerjes së obligimeve ndaj tyre, ndërkaq në anën tjetër kontrata me klub i lidh edhe për një kohë. Se cila do të jetë zgjidhja mbetet të shihet. E vetmja mundësi është që klubet, që kanë angazhuar këta futbollistë, të paguajnë dëmshpërblimin që do ta vendosë Besiana. Në anën tjetër, nëse ato klube nuk u përgjigjen kërkesave të Besianës, atëherë këtyre futbollistëve, sipas të gjitha gjasave, do t'u pamundësohet paraqitja në lojë, pasi që edhe kthimi i tyre në klubin e Besianës është shumë i vështirë të besohet.