Lorik Cana: “Do ta mundim Lionin”

Nga Ledjo Seferkolli
Lorik Cana nuk e sheh humbjen e Marsejës në Mans si një arsye për t'u dëshpëruar. Përkundrazi, në dy ndeshjet që vijnë sipas Canës Marseja duhet të fillojë një seri fitoresh, e të lërë pas dështimet e bëra deri më sot. Në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit të Marsejës, OM.net Lorik Cana flet mbi humbjen e fundit, por dhe për sfidat e radhës kundër Lionit dhe PSG-së. Lorik, a ka lënë gjurmë humbja e pësuar në Mans? Kuptohet që ne na vjen shumë keq për këtë rezultat. Është e qartë që ne meritonim ta fitonim ndeshjen, ose të paktën të shënonim të parët. Sidoqoftë gjërat kanë shkuar ndryshe. Megjithatë nuk duhet t'i heqim meritat ekipit të Lë Mansit, që na ka vënë në vështirësi, pasi ka shënuar në momentin e duhur dhe ka arritur të mbrojë rezultatin deri në momentin e fundit. Por duhet të kujdesemi që ta lëmë pas këtë ndeshje, nuk duhet të mbetemi me mendjen te ky rezultat. Në ndeshjet e ardhshme duhet të fillojmë të fitojmë. Si është morali i ekipit në fillim të kësaj jave që pritet të jetë shumë e vështirë për Marsejën? Mendoj se shpirtërisht skuadra është mirë, dhe kemi dëshirë të fillojmë të fitojmë sërish. Mendoj se grupi ka mundësi të tregojë veten këtë javë. Do të përpiqemi që të rikthehemi në formë brenda këtyre pak ditëve, pasi të mërkurën duhet të ndeshemi me Lionin. Por mendoj se do të shkojmë në këtë ndeshje me një mentalitet fituesi, sepse kështu duhet ta fillojmë cdo takim. Kundër Lionit për mendimin tim ka për të qenë një ndeshje shumë interesante, dhe shumë e rëndësishme për ne. Në një farë mënyrë do të duhet të hakmerremi ndaj skuadrës kampione, që sot për sot është rivalja jonë kryesore. Ata kanë një skuadër të mirë, por ne i kemi marrë masat. Në ndeshjet e fundit Lioni nuk ka patur rezultate shumë të mira, kjo do të thotë që ju mund t'i mposhtni, apo ndoshta ata do të jenë edhe më të motivuar ndaj Marsejës? Lioni është një skuadër që ka mësuar se si të fitojë, dhe megjithëse në vitet e fundit ka dominuar, ka etje për sukses. Pastaj mendoj se rezultatet e tyre negative në ndeshjet e fundit do t'i stimulojnë më shumë për të gjetur fitoren, sepse dihet që sa më shumë të na mungojë suksesi, aq më me ngulm e kërkojmë. Por ne mund të përfitojmë nga gjendja e tyre fizike, pasi ata kanë bërë një program stërvitor për të arritur maksimumin e formës në mars, kur është kulmi i Ligës së Kampionëve. Ndoshta pikërisht përgatitja fizike mund të jetë celësi jonë për të fituar këtë ndeshje. Sidoqoftë mendoj se kjo do të ndihet vetëm në minutat e fundit, pasi lionezët janë lojtarë shumë të përgatitur. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Të mërkurën ne do të kemi përballë një nga skuadrat më të mira të kontinentit, por megjithatë, po të kemi besim te forcat tona, mendos se do të fitojmë.