E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekskluzive/ AEK : Miqësorja e 6 shkurtit, prova e madhe e Malindit

Albania-Sport - Enco Malindi është më pranë se kurrë ëndrrës së tij për të luajtur në një klub të madh dhe kjo konfirmohet edhe nga fakti se nga ana tjetër, nga ana e AEK-ut, vijnë sinjale pozitive për futbollistin 20-vjecar të Partizanit. Burime pranë klubit të kryeqytetit grek kanë konfirmuar ekzkluzivisht për Albania-Sport.com se futbollisti shqiptar është një nga synimet e këtij klubi në merkato dhe se, pas ndeshjes miqësore të 6 shkurtit, që Përfaqësuesja U-21 e Shqipërisë do të zhvillojë në Athinë me homologët grekë, Malindi ka të ngjarë të thërritet sërish për provë në klubin grek.
"Po, mund të konfirmojmë se klubi ynë është interesuar në disa raste për potencialin e Malindit, - konfirmoi burimi në fjalë për Albania-Sport.com. - Raporti që grupi i zbulimit të talenteve ka përgatitur për këtë lojtar është me të vërtetë mjaft pozitiv dhe mund të themi pa as më të voglin dyshim se ndeshja e Shqipërisë U-21 me Greqinë U-21 do të jetë një provë shumë e rëndësishme për fatin e lojtarit shqiptar në klubin tonë." Burimi në fjalë nuk i ka konfirmuar bisedimet me presidentin e Partizanit, Albert Xhani, por ka shtuar se Malindi mund të ftohet për disa ditë provë."
"Është e vërtetë se AEK-u i Athinës po kërkon me ngulm një sulmues për të zgjidhur krizën e shënimit të golave që po kalon, por klubi ynë ka nevojë për një lojtar me përvojë në këtë drejtim, i cili mund ta ndihmonte mjaft skuadrën, - ka theksuar burimi pranë klubit kryeqytetas, duke folur për Albania-Sport.com. - Gjithsesi, nuk duhet harruar që fakti që AEK-u ka një grup mjaft të përgatitur për zbulimin e talenteve dhe, vetëm sezonin e shkuar, ky grup nxorri në skenë talente të tilla si Përparim Hetemaj, Panajot Kone dhe hungarezin Daniel Toszer. Për këtë arsye, mund t'ju siguroj se AEK-u po e ndjek me shumë vëmendje rastin e Malindit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›