Eroll Salihu: "Ne i jemi shume mirenjohes Shqiperise"

Nga Prishtina, Ejup LLUMNICA
Shumë vende do të dëshironin që në kombëtaret e tyre t'i kenë futbollistët shumë cilësorë si Hasi, Cana, Curri, Dallku, Berisha etj., gjë që e dëshiron edhe vetë Kosova, nga vijnë këta futbollistë. Kohëve të fundit është duke u përfolur shumë se këta futbollistë do ta braktisin kombëtaren e Shqipërisë për t'iu bashkuar asaj të Kosovës, posa ky vend të pranohet ndërkombëtarisht. Largimi i tyre do ta dobësonte pa masë kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo në anën tjetër, do të ishte shumë e mirëseardhur për futbollin kosovar. Kjo e ka bërë shumë të vështirë për këta futbollistë që të vendosin për ta braktisur ose jo kombëtaren e shqiptare. Të sqarojmë se kur Kosova ishte e izoluar dhe futbollistët tanë nuk kishin rrugë për kalim në arenën ndërkombëtare ishte shteti i Shqipërisë, ai i cili ua hapi dyert dhe i ftoi duke i bërë ata shtetas të vet, shtetësi të cilën e kanë edhe sot. Ajo që na shtyri të merremi me këtë rast është se tashmë pranimi i kombëtares sonë në arenën ndërkombëtare është shumë afër dhe se nëse përzgjedhësi i Kosovës, Edmond Rugova, kërkon që këta futbollistë të jenë pjesë e përfaqësues së Kosovës, cila do të ishte rruga që FFK-ja do të ndiqte me këtë rast. Për këtë zhvilluam një bisedë të shkurtër me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu. Albania-sport.com: Sipas rregullores së UEFA-s, a kanë të drejtë futbollistët kosovarë, që luajnë për kombëtaret e tjera, të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, pas pranimit të saj në arenën ndërkombëtare? Eroll Salihu: Aktet normative të UEFA-s nuk parashohin ndonjë mënyrë decidive për rastet e tilla, e nëse ndodh kjo, atëherë trajtohet në mënyrë të vecantë nga Komisioni i UEFA-s, i cili formohet në momentin e paraqitjes së kërkesës, pra nëse ekziston dëshira e futbollistit të luajë për një kombëtare, e cila deri atëherë nuk ishte e pranuar në UEFA, mund të bëhet. Albania-sport.com: Sipas jush, duhet t'i kthehen Kosovës këta futbollistë apo të vazhdojnë të luajnë për kombëtaren e Shqipërisë? Eroll Salihu: Nuk duhet harruar një fakt se ishte Shqipëria, ajo e cila i hapi dyert për futbollistët tanë, të cilëve iu mundësua të paraqiten në garat ndërkombëtare, andaj do të ishim shumë mosmirënjohës nëse e harrojmë këtë fakt. Mirëpo, kjo duhet të bëhet me vullnetin e mirë të FSHF-së, të FFK-së dhe të vetë futbollistit. Albania-sport.com: Nëse kosovarët e braktisin kombëtaren e Shqipërisë a do t'i prishte kjo marrëdhëniet FSHF - FFK? Eroll Salihu: Në asnjë mënyrë. Edhe nëse të gjithë futbollistët kosovarë vendosin t'i kthehen përfaqësueses së Kosovës, marrëdhëniet tona më Shqipërinë në asnjë mënyrë nuk do të keqësohen. Ata na kanë ndihmuar shumë dhe ende vazhdojnë të na ndihmojnë, kjo nuk bën kurrsesi të harrohet.