E Diel, 1 Nëntor 2026

Besiktas e do Quaresman

Pas problemeve të adaptimit në futbollin italian, e ardhmja e Ricardo Quaresmas mund të zhvendoset në Turqi. Zyrtarët e Besiktasit shpresojnë t’i bindin ata të Interit për t’ua lëshuar atyre përfaqësuesin portugez.

“Kemi filluar bisedimet me Interin për transferimin e Ricardo Quaresmas në Besiktas”, kanë thënë zyrtarët e klubit turk në televizionin turk NTVSpor. Futbollisti ofanziv i krahut asnjëherë nuk i ka dëshmuar cilësitë e tij, prej transferimit te Nerazzurrët nga Porto.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›