E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon qartësi për të ardhmen

Raporti ndërmjet Villarreal dhe Robert Pires është ngrirë. 36 vjeçari kërkon qartësi nga udhëheqësit e klubit për të ardhmen e tij.

“E dëshiroj një përgjigje për të ardhmen time. Ende nuk e di nëse do të rri te Villarreal. Nëse klubi dëshiron që unë të largohem, për mua nuk do të kishte problem, por dua ta di. Sa më shumë që kalojnë ditët, më shumë largohem nga këtu. Kam marrë disa oferta, jo vetëm nga SHBA-të. Më kërkojnë edhe në Francë dhe në Spanjë”, tha ish përfaqësuesi francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›