E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolona të gjata të automjeteve në Merdar

Në pikëkalimin kufitar në Merdar ka kolona me kilometra të gjata të automjeteve që nga Kosova presin për të kaluar në Serbi.

Si njofton reporteri i radios KIM të Graçanicës, kolona e automjeteve lëviz shumë ngadalë kështu që udhëtarët duhet të presin edhe një orë në mënyrë që në pikëkalimin e integruar IBM të identifikohen nga policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë.

Në kolonë ka më së shumti shqiptarë, të cilët pas pushimit në vendlindje kthehen për të vazhduar punën dhe jetën në vendet e Evropës perëndimore, kurse raportohet që në mesin e udhëtarëve ka edhe fëmijë, raporton koha.

Problem tjetër është që në këtë vendkalim kufitar nuk ka as cisternë me ujë dhe as tualete, kurse këtë tollovi e shfrytëzojnë tregtarët ambulantë të cilët shesin pije të ftohta dhe suvenire me simbole të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›