E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimet fetare, Basha: Bashkia do tu mbështesë

Krerët e bashkësive fetare në Shqipëri me rastin e festës së Vitit të Ri, janë mbledhur së bashku në një drekë të shtruar nga Komitetiti i Kulteve.

Festimi së bashku i Vitit të Ri tashmë është shndërruar në një traditë, ku krerët e besimeve fetare përçojnë mesazhe paqeje dhe harmonie fetare tek të gjithë besimtarët.

I pranishëm në drekën e shtruar ishte edhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi lart harmoninë fetare në Shqipëri.
 

Për Rasim Hasanaj, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve, harmonia e besimeve fetare është një vlerë e çmuar dhe tepër e veçantë për vendin tonë, e cila sipas tij është bërë model në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›