E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks në portin e Durrësit, kthehen rreth 5 mijë shqiptarë në ditë

Vazhdon fluksi i pasagjerëve në portin më të madh të vendit. Afrimi i festave të fundvitit është shoqëruar me rritjen e fluksit të udhëtarëve në portin e Durrësit. Sipas statistikave më të fundit portuale, mesatarja e ardhjes së emigrantëve në portin më të madh të vendit ka shkuar në rreth 5 mijë udhëtarë në ditë dhe rreth 2 mije automjete.

Për të përballuar këtë fluks, strukturat portuale kanë përforcuar masat, ndërsa policia kufitare ka vënë në dispozicion rreth 40 sportele kontrolli për të shmangur vonesat në përpunimin e pasagjerëve. Burime nga drejtoria e policisë kufitare në Durrës kane garantuar që përpunimi i pasagjerëve nga ana e strukturave policore të bëhet në kohë sa më të shpejtë.

Policia ka përforcuar kontrollet ndaj elementëve kriminal të kërkuar nga drejtësia shqiptare, apo dhe nga Interpoli të cilët mund të tetojnë të hyjnë apo të dalin përmes pikës kufitare të portit të Durrësit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›