E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat nën zero gradë, paralizohet procesi mësimor në zonat e thella

Temperaturat e ulëta në të gjithë vendin kanë sjellë edhe reduktimin e orëve të mësimit nga ana e Drejtorive Arsimore kryesisht në zonat verilindore dhe juglindore. Mesohet se në qytetin e Korçës si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë arritur në -17 gradë mësimi është shkurtuar për shkak se tubacionet e ngrohjes se klasavë janë ngrirë.

Ndërkaq mesohet se edhe lënda drusore për sistemin e ngrohje në shkolla ka mbaruar pasi nuk planifikohej një i ftohtë i tillë. Ndërkaq shkolla e Lavdar-it në Korçë ka pezulluar tërësisht mësimin pasi rruga drejt saj është e mbuluar nga dëbora. Ndërkaq mesohet se në rrugën e Dardhës qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë.

Edhe në zonat e tjera verilindore dhe juglindore të vendit ka patur problem për shkak të morit të keq. Kështu mesohet se aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë në qarkun e Elbasanit është i kalueshëm vetëm më zinxhirë.

Situata paraqitet më e mirë në qarkun e Gjirokastrës, mesohet se në Qafë Muzinë dhe në Ujin e Ftohtë është hedhur kripë për shkak të ngricave dhe lëvizja po vijon normalisht.

Kurse në në qarkun e Shkodrës në aksin Qafë Mali-Fierzë qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla pasi ura pranë Dardhës ka pësuar dëmtime.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Moti i keq, dëbora izolon zonat e thella Reshjet e pandërprera të dëbores gjatë natës së kaluar kanë...
  2. Ulen temperaturat në SHBA, në Florida nën zero gradë SHBA- Brenda natës, temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike në...
  3. Moti i keq izolon sërish rrugë dhe komuna në vend Temperaturat e ulëta kanë risjellë reshjet e dëborës në disa...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›