E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimi, si vlere jo vetem e historise

Nga Dr. Gazmend Pula

Ambasador i Republikes se Kosoves ne Shqiperi*

Duke qene se jemi ne muajin e madherishem te Ramazanit, me lejoni qe ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves dhe ne emrin tim personal si dhe te bashkepunetoreve te mi, dhe ate ne kuptimin me te gjere te fjales, te ju falenderoj per pjesemarrjen tuaj ne kete Iftar dhe takim miqesie e solidariteti ndernjerezore. Njekohesisht perfitoj nga rasti qe te gjithe besimtareve t'u uroj Ramazanin e bekuar dhe te ju deshiroj agjerim te lehte.

Miresia, meshira dhe paqja e bekimi i Zotit qofte me ju dhe me boten mbare. S'ka asnje dyshim se sot ne shqiptaret jemi nje popull i cili vazhdon te perballet me jo pak probleme qe kerkojne zgjidhje. Per fat te keq historia shpesh s'ka qene shume bujare me ne. Por ne nje mbremje si kjo e festimit te Iftarit, s'eshte vendi te flasim per problemet tona, perkundrazi do te ishte me vend te kujtonim nje vlere te rendesishme qe kemi trasheguar nga historia jone e perbashket: ate te tolerances dhe bashke-ekzistences sone fetare.

Bashkekzistenca e shkelqyer qe ekziston sot mes ne shqiptareve pavaresisht nga besimi, pavaresisht nese jemi te besimit mysliman, suni apo bektashinj, apo te besimit te krishtere, katolike, ortodokse, protestante, te besimit hebre, apo tjeter, perben sot nje vlere per te cilen ndjehemi vertete krenare. Kjo krenari qe kemi dhe ndjejme gjithmone, si edhe sot me rastin e shenimit te Ramazanit te madherishem si feste e miresise, meshires dhe solidaritetit njerezor per njeri-tjetrin, pavaresisht nga perkatesia fetare, politike, racore, apo tjeter.

Kjo krenari dhe kjo pervoje qe kemi ne si bote shqiptare ne mes te Evropes, merr edhe me shume vlere ne kohet e trazuara qe po jetojme. Aq me teper kur fatkeqesisht, jo rralle ne nje sere rajonesh te botes, duke perfshire jo larg ne kohe edhe gadishullin tone, feja dhe perkatesia fetare u keqperdoren, apo dhe vazhdojne te keqperdoren jo rralle, si faktore per te nxitur percarjen dhe urrejtjen. Toleranca dhe bashkekzistenca jone e shkelqyer fetare e shqiptareve, ne fakt, perben nje vlere te jashtezakonshme dhe nje kontribut te shkelqyer, qe pa pretenciozitet dhe me modesti te duhur, ne shqiptaret, qofshim te Kosoves, te Shqiperise, apo te Maqedonise, i ofrojme Evropes se Bashkuar. Pa pretenciozitet dhe me modesti te theksuar e ofrojme kete virtyt te larte shqiptar edhe civilizimit global dhe dialogut te domosdoshem mes te civilizimeve dhe kulturave globale, nganjehere nga pak edhe te konfrontuar ne disa aspekte, si trajtohen ne disa teori si ato te Huntingtonit, dhe le t'i ngrisim ato ne nivel dhe forme te vlerave universale dhe bashkekohore njerezore te civilizimit modern, nga te cilat do te perfitoje i gjithe njerezimi, qofte mashkull a femer, plak, femije apo i ri. Kjo tolerance dhe bashkeeksistence e shkelqyer nderfetare, po materializohet ne nje forme serioze edhe me Forumin e Civilizimeve Globale qe sefundi mbajti takimin e vete te radhes edhe ne Tirane, organizuar nder te tjera, edhe nga Qeveria e Shqiperise, perkatesisht Ministria e Puneve te Jashtme dhe Ministria e Integrimeve. Dhe keto integrime, jam i bindur se na nevojiten te gjitheve ne dhe jam i bindur se do mbeten objektivi yne i perbashket dhe madhor. Ne fakt toleranca dhe mirekuptimi, si konceptet kyce te doktrinave fetare te medha, jane vlera qe qendrojne ne thelb te vete mesimeve te shenjta - te fese Islame, te fese se Krishtere dhe te fese hebreje, si dhe te te gjitha feve te tjera te medha. Dhe ate jo vetem sepse jane segmente doktrinore larpurlartiste, nese me lejoni ta formuloje ashtu, por sepse jane nevoje primare e jetes, zhvillimit, progresit dinamik dhe paqes si parakusht i tyre. Pra, duke iu uruar edhe njehere me rastin e ketij Iftari, gezuar festen e Ramazanit, me lejoni t'iu uroj njekohesisht qe festa te tilla te na sherbejne edhe ne te ardhmen, dhe jo vetem neve, per te nxitur edhe me tej dashurine, mirekuptimin, besimin dhe solidaritetin njerezor mes gjithe nesh, ketu dhe gjithandej.

* Fjala e rastit e Dr. Gazmend Pula me rastin e iftarit te Muajit te Madherueshem te Ramazanit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›