Fshihej ne Turqi, ekstradohet i denuari per vrasje
Ledi Koraqi
Tirane-Nje vit pas arrestimit ne Stamboll, ekstradohet nga shteti turk per ne Shqiperi, i denuari me 15 vjet burg per vrasje. Engjell Zeqo, 44 vjecari nga Fieri, ka zbritur te enjten ne oren 13.30, nga avioni i linjes Stamboll-Tirane, me pranga ne duar. Burime zyrtare te policise bene te ditur se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendim te dates 30 tetor 2002, e ka denuar Zeqon me 15 vjet burg per veprat penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Ai akuzohej per vrasjen me arme te Fatos Kalemit, ngjarje e ndodhur per motive te dobta.
Arrestimi
Para arrestimit ne Turqi ne nentorin e vitit te kaluar, Engjell Zeqo rezultonte si person i shumekerkuar prej gati 7 vjetesh nga Interpoli. Mediat turke te Stambollit shkruanin se Zeqo qendronte ne Turqi qe nga viti 2001 me identitet tjeter. Arrestimi i tij, u be 2 nentor 2008, pas nje operacioni blic te policise se Stambollit ne lagjen "Gazi Osman Pasha", ne periferi te metropolit turk. Te informuar me pare nga pala shqiptare, e cila kishte derguar shenjat e gishterinjve dhe fotografi te Zeqos, policia turke ka arritur ta arrestoje ate. Fillimisht Zeqo ka kundershtuar duke thene se nuk ishte personi qe ata kerkonin. Ai mbante nje pasaporte me identitet te rreme, me emrin Durim Myrtaj. Pas identifikimit te fotografise dhe shenjave te gishterinjve, polica e ka shoqeruar ate per ne burgun e Metrisit ne Stamboll. Sipas policise turke, Engjell Zeqo kishte hyre per here te pare ne Stamboll ne vitin 2001.
Vendimi
Pas vrasjes se Fatos Kalemit, autori i saj Engjell Zeqo eshte larguar nga Shqiperia dhe per shume vite ka jetuar i fshehur ne Turqi. Gjykimi i tij per vrasjen e Fatos Kalemit, u zhvillua ne mungese nga gjykata e rrethit gjyqesor Fier. Ne tetor te vitit 2002, ne baze te provave dhe deshmive, gjykata e denoi Zeqon me 15 vjet burg per dy akuza "vrasje me dashje" dhe "mbajtjes se armeve luftarale".