"Biznesi i huaj, Shqiperia ka klime te pershtatshme"
Kryeministri Sali Berisha, priti dje Ambasadorin e Turqise ne Tirane, Hasan Ashan me rastin e marrjes se detyres se tij ne vendin tone. Gjate takimit, dy personalitetet vleresuan marredheniet e shkelqyera politike ndermjet dy vendeve dhe qeverive, si dhe miqesine e ngushte e tradicionale qe ekziston midis popullit shqiptar dhe atij turk.
Ne takim u vleresua zgjerimi i ndjeshem i marredhenieve ekonomike midis dy vendeve gjate kater viteve te fundit, ne vecanti e investimeve turke ne Shqiperi, te cilat shenuan nje rritje nga 130 milione dollare ne 2005, ne 860 milione dollare ne fund te ketij mandati. Nga ana e tij, Ambasadori Ashan, falenderoi Kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij, per reformat per krijimin e nje klime me te pershtatshme per biznes dhe investime, duke theksuar se sot ne Shqiperi zhvillojne aktivitetin e tyre ekonomik e tregtar rreth 3 mije investitore e biznesmene turq. Nderkohe qe i percolli atij pershendetjet me te perzemerta e miqesore te Kryeministrit Erdoan dhe vleresoi se marredheniet politike, ndermjet qeverive e dy vendeve tona, jane me se te shkelqyera. Merite te vecante per kete ka edhe miqesia e ngushte e Kryeministrit Berisha me Kryeministrin Erdoan, si edhe kontributi i jashtezakonshem i Kryeministrit Berisha per te konsoliduar, thelluar e zgjeruar edhe me tej, miqesine e bashkepunimin me Turqine dhe popullin mik turk.