E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat dhe rruget, prioritetet"

Rozeta Rapushi

Mali i Zi mbeshtet Shqiperine ne procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian si dhe premton thellim te bashkepunimit mes dy vendeve, ne kuader te levizjes se lire. Ky ishte thelbi i takimi te djeshem mes Presidentit shqiptar, Bamir Topi dhe atij te Malit te Zi, Filip Vujanovic. Pas nje takimi koke me koke ne Malin e Zi, kreret e dy shteteve, u shprehen optimiste, ne thellimin e marredhenieve dhe bashkepunim ne kuader te integrimit te dy vendeve ne Bashkimin Evropian. Presidenti i Malit te Zi, Vujanovic, siguroi se mes dy shteteve do te kete nje bashkepunim te ngushte ne te gjitha fushat, ne menyre te vecante ne zhvillimin e infrastruktures rrugore. "Ne kete drejtim, nje projekt i nje rendesie te vecante, eshte ai i bashkepunimit te ngushte mes dy ministrive perkatese te Transportit, ku ne do te arrijme te perfundojme rrugen Plave-Podgorice, per ta lidhur ate me pjesen tjeter drejt jugut, drejt Shqiperise", u shpreh Vujanovic. Po keshtu, ai tha se ne takimin me presidentin Topi, u diskutua edhe per levizjen e lire te njerezve, duke pare rendesine e saj ne kuadrin rajonal. "Duke pasur parasysh nevojen e rritjes se levizjes se njerezve, shkembimit te mallrave del ne pah edhe rendesia e permiresimit dhe ndertimit te lidhjeve infrastrukturore. Diskutuam edhe per rritjen e shkembimeve tregtare ne kuader te bashkepunimit ekonomik rajonal", vijoi ai. Ndersa kreu i shtetit shqiptar, Topi, u shpreh se gjate takimit u diskutua qe Shqiperia dhe Mali i Zi, kane qellime dhe interesa te njejta euro-atlantike, ndaj duhet te thellojne bashkepunimin mes tyre. "Gradualisht po realizojme ate pjese te premtimin qe kemi marre se bashku edhe me Presidentin kroat Mesic, per te realizuar rrugen Adriatiko-Joniane. Mendoj qe do te jete nje arterie shume e rendesishme per t'i dhene jete nje komunikimi me intensiv te njerezve dhe te mallrave dhe patjeter per ta bere edhe zhvillimin e turizmit, ne menyre shume integrale", tha Topi. Ai u shpreh se biseda u perqendrua edhe ne nevojen e trajtimit reciprok te pasurive te perbashketa natyrore. "Kemi folur serish per Liqenin e Shkodres, per lumin e Bunes, kemi folur per Detin Adriatik, per mundesite shume te medha qe kane bere te investohen, jo vetem Akademite e Shkencave tona, por edhe njerez qe zhvillojne aktivitetin e tyre. Jam i bindur qe marredheniet tona do te vijne duke u intensifikuar, ne interes te dy vendeve tona", theksoi Topi. Kjo eshte vizita e pare zyrtare qe Presidenti Bamir Topi, zhvillon ne Malin e Zi. Kreu i shtetit shqiptar, mori urimet e shumta edhe per hyrjen e Shqiperise ne NATO, si dhe per kontributin e tij personal ne kete drejtim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›