E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisionet parlamentare, nisin punen javen e ardhshme dhe pa PS ne opozite

Kuvendi do te nise javen e ardhshme aktivitetin normal te tij, edhe pa opoziten. Mungesa e 65 deputeteve socialiste ne Kuvend, duket se nuk perben aspak problem per maxhorancen, e cila nis javen e ardhshme punen, ne komisionet e perhershme parlamentare. Keshtu, pa humbur kohe Kuvendi konstituoi dhe perberjen e komisioneve, qe deri me sot kane vetem anetare te maxhorances, PD-LSI. Duke qene se zoterojne me shume se gjysmen e anetareve te komisioneve, deputetet e maxhorances ne pushtet, do te vijojne punen edhe pa opoziten. Veshtiresia do te ndihet vetem ne rastet kur ne mbledhjet e komisioneve, do te mungoje edhe ndonje deputet nga maxhoranca, cka do te bente qe mbledhja te mos zhvillohej. Ashtu sic e percakton edhe rregullorja e Kuvendit, pas mbledhjes se Konferences se Kryetareve, Komisioneve Parlamentare, u percaktohet rendi i punes dhe nis aktiviteti me shqyrtimin e projektligjeve. Te paret ne liste, jane projektligjet ende te pavotuara ne Kuvend te qeverise dhe me pas propozimet e reja. Sipas ndarjes se bere, maxhoranca ka drejtimin e pese komisioneve parlamentare ne Kuvend, ndersa opozita vetem tre. Keshtu, Komisioni i ligjeve do te drejtohet nga Ilir Rusmali, ndersa Komisioni i Ekonomise nga Edmond Spaho. Politika e jashtme, do ti lihet ne drejtim ne komisionin e Kuvendit, Fatos Bejes, ndersa Komisioni per Sigurine Kombetare do te drejtohet nga Leonard Demi. Komisioni i fundit qe drejtohet nga maxhoranca, ai i veprimtarive prodhuese, do te drejtohet nga Jemin Gjana. Ndersa tre komisionet e tjera parlamentare, kreu i te cileve i takon opozites nuk jane formatuar ende per shkak te mungeses se dhenies se emrave nga kampi i majte. R. Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›