Papa uron në shqip: Për shumë vjet gëzuar Pashkët

Ati i shenjtë, Papa Benedikti i 16-të, i është drejtuar të gjithë popujve e kombeve, por në veçanti popullsisë së krishterë me rastin e festës së Pashkëve. Në mesazhin e tij, Papa ka uruar të gjithë besimtarët, në 65 gjuhë, për festën e Pashkëve, ndër të cilat edhe në gjuhën shqipe. “Për shumë vjet Pashkët!”, u shpreh Papa teksa fliste nga ballkoni i Bazilikës.
Në këtë ditë feste, Papa Benedikti i 16-të ka tërhequr vërejtjen se njerëzimi po ecën nëpër errësisë, duke mos qenë i aftë ta dalloj të mirën nga e keqja. “Jeta është më e fortë se vdekja. E mira është më e fortë se e keqja. Dashuria është më e fortë se urrejta. E vërteta është më e fortë se gënjeshtra”, tha Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit, që ishte e mbushur me besimtarë të shumtë.
I veshur me të bardha, si simbol i jetës së re, Papa, megjithatë ka tërhequr vërejtjen se “errësira paraqet kërcënim real për njerëzimin”.
“Nëse Zoti dhe vlerat morale, dallimi ndërmjet së mirës dhe së keqes, mbeten në errësirë, atëherë të gjitha dritat e tjera, të cilat kanë lindur vepra të pabesueshme teknike, paraqesin jo vetëm përparim, por ne dhe botën nga ekspozojnë edhe para rreziqeve”, tha Papa.
Në mesazhin e tij, "Urbi et Orbi", Papa u lut ndër të tjera, që "potenca e shpëtimit e ringjalljes së Krishtit, të prekë të gjithë njerëzimin, për të patur një të ardhme me dashuri e vertetësi, dhe ku çdo jetë njerëzore, duhet respektuar. Benedikti i 16-të u është drejtuar rreth 100 000 personave të pranishëm në meshën e së dielës në Romë, në sheshin e Shën Pjetrit. "Zoti bekoftë, familjet, të rinjtë dhe të moshuarit, në veçanti të sëmurët e ata që vuajnë në trup e në shpirt- tha Papa.