Besimtaret kremtojne Pashket Topi- partive Te percjellim besim

Besimtaret ortodokse dhe katolike ne Shqiperi kane kremtuar sot festen e Pashkes Diten e ringjalljes se Krishtit. Besimtaret kane kremtuar ne dy kisha ata katolike ne katedralen Shen Pali dhe ata ortodokse ne Kishen Ortodokse ne Tirane. Mesha ne katedralen Shen Pali u drejtua nga Imzot Rrok Mirdita. Besimtaret u luten per me shume paqe miresi begati dhe per me shume dashuri mes njeri-tjetrit.
Presidenti Bamir Topi ne diten e kremtimit te Pashkeve tha se partite politike duhet te udhehiqen nga mesazhi qe percjell kjo dite per nje fushate elektorale sa me te qete.
Topi vizitoi sot seline e Kryepeshkopates se Hirshme te Kishes Ortodokse Autoqefale u shpreh se fushata duhet te mbyllet me sukses dhe ne vazhdim i gjithe procesi zgjedhor.
Kemi nevoje qe kete fushate ta bejme te qete por edhe faza permbyllese te jete e qete dhe te percjellim me shume besim tek njeri-tjetri tha Topi
Presidenti Topi ka derguar mesazhe urimi per Kryepeshkopin eTiranes Durresit dhe te gjithe Shqiperise Fortlumturise se Tij Anastas Janullatos dhe Kryetarit te Konferences Ipeshkvnore te Shqiperise Imzot Rrok Mirdites.