E Shtunë, 31 Tetor 2026

RRFIME NGA SERBISTANI

Shpeshhere gjerat nuk jane ashtu si duken si ne planin individual ashtu edhe ate kolektiv.
Po ashtu qellimet e mira nuk garantojne se edhe rezultatet do te jene te tilla. Pervoja i ka mesuar njerezit te shtiren se jane te ketille apo te atille jo vetem per shkak te interesit ose te frikes nga pasoja por edhe per shkak te motiveve fisnike altruiste. E verteta apo genjeshtra nuk zbulohet vetem permes gjykimit racional por edhe me shpirt ose si thone psikologet me inteligjencen emotive...

Rrefimi i pare

Termeti dhe cunami apokaliptik e shkaterroi nje pjese te Japonise dhe natyrisht preku thelle ndjenjat e njerezve anekend botes. Solidariteti me ata qe pesuan ishte i sinqerte dhe i thelle. Sjellja dinjitoze e banoreve te prekur nga kjo fatkeqesi ishte shembull i nje kulture qe nxit adhurimin e popujve te tjere. Shumekush kerkon dhe gjen menyra se si te solidarizohet me ta. Ata qe kane mundesi materiale dergojne ndihma te kesaj natyre ata qe si kane ato solidarizohen shpirterisht me ta.
Edhe ne Serbi njerezit zune ne menyre shume te kulturuar te solidarizohen me fatkeqesine dhe dinjitetin e demonstruar te popullit japoneze. Femijet e shkollave dergonin mesazhe permes vizatimeve figurave te ndryshme prej letre sipas tradites japoneze qe ne rrafshin simbolik kane nje domethenie te thelle humane. Organizatoret e caktuan diten e dorezimit te ketyre mesazheve te femijeve dhe ne pergjithesi te popullit serb.
Ne kete akt te dorezimit te mesazheve te solidaresise dhe altruizmit u mblodhen shume njerez kryesisht femije dhe prinderit e tyre. Atmosfera qe u krijua ishte mbreselenese. Njerez te kulturuar te tubuar ne kuader te nje akti dhe misioni qyteterues Ambasada japoneze kishte pergatitur menyren se si te falenderohet per gjestin fisnik te qytetareve te Serbise. Pasi qe pranuan mesazhet e solidaresise ne shenje mirenjohjeje qytetareve te pranishem u ofruan 1001 fidane te qershive japoneze. Kjo oferte shkaktoi nje stampedo te papare. Turma e njerezve duke harruar motivin e tubimit u turr pas fidaneve. U krijua nje kaos i mjerueshem. Disa triumfalisht tregonin fidanet disa te tjere te shtrire mbi asfalt te shkelur nga turma me forcat e fundit kerkonin ndihme. Nje skene idilike e kulturuar pernjehere u banalizua ngjashem me protestat te organizuara ne Beograd kunder shpalljes se pavaresise se Kosoves. Edhe atehere protestuesit dolen ne rruge me motive politike mirepo shume shpejte perfunduan me akte vandaliste me grabitje te dyqaneve perreth.
Antropologu dhe filozofi Erih From duke analizuar temen e alienimit tjetersimit kulturat qe kuptimin e jetes e gjejne te pasja te posedimi i te mirave materiale i cilesoi te tjetersuara nderkaq ato qe kuptimin e jetes e gjejne ne anen e kundert pra jo te pasja por te te qenit i quajti te pa tjetersuara. Sipas tij kulturat e tjetersuara e perdorin foljen te kesh nderkaq ato ende te pa tjetersuara foljen te jesh. shte teper e guximshme qe me nje analize siperfaqesore gramatikore kultura serbe te radhitet ne grupin e te tjetersuarave nderkaq ajo shqiptare ne grupin e kulturave te pa tjetersuara por megjithate diten e stampedos fidanet e qershive japoneze treguan se kultura serbe ka hyre ne shtegun e te tjetersuarave. Ate dite pasja fidani e mundi te qenit dinjitetin

Rrefimi i dyte

Keto dite vemendjen e opinionit serb e ka pushtuar greva e urise e liderit te partise SNS Partise Perparimtare Serbe Tomisllav Nikoliqit. Sa per informim kjo parti u krijua si fraksion i partise radikale serbe te Sheshelit.
Kjo greve e urise ne vete ngerthen shume paradokse dhe dilema. Nga aspekti politik eshte nje veprim i thelle antidemokratik per shkak te shantazhit qe i ben procedures normale demokratike.
Arsyeja per kete greve eshte refuzimi i qeverise qe te caktoje daten e zgjedhjeve te parakohshme per parlamentin e Serbise. Partia e tij SNS-ja konstaton se punet ne Serbi nuk shkojne si duhet se skamja perhapet dhe se populli eshte ne skaj te gremines. Keto verejtje dhe kerkesa jane legjitime dhe ne kuader te misionit demokratik te opozites. Mirepo parimisht po aq te drejte ka edhe pozita e cila vlereson se prioriteti i prioriteteve per Serbine eshte nenshkrimi i aktit per fillimin e negociatave per integrim te Serbise ne UE. Sipas qeverise cdo destabilizim i ketij procesi shkon ne dem te Serbise dhe popullit serb ne pergjithesi. Pra kemi nje kontest ndermjet vleresimit legjitim te gjendjes ne shoqeri pozita me te cilen nuk pajtohet opozita qe kerkon zgjedh te parakohshme. Pra lideri i SNS-se Tomisllav Nikoliqi pronar i nje firme private per varrime ne esence kerkon status ekskluziv qe nuk buron nga standardet demokratike.
Kete gjest te tij e shoh si pasoje te narcizmit tipik per politikanet qe ende nuk e kane kuptuar domethenien e demokracise. Atyre demokracia u nevojitet si metode per ngritjen e relevances se tyre jo vetem shoqerore por edhe historike. Nese kete nuk e arrijne me mjete demokratike atehere kerkojne menyra te tjera qe ne thelb jane antidemokratike. Politikanet e kesaj natyre me seder te ndjeshme bejne cmos qe te fitojne fillimisht simpatine pastaj edhe adhurimin e popullit. Ne fillim kenaqen me faktin se jane ne zonen e vemendjes se opinionit mirepo nuk kenaqen me kaq. Shume shpejt fillojne te kerkojne adhurimin mahnitjen e popullit me te. Ne fund te ketij procesi lideri shkeputet nga levozhga fizike e tij dhe pak nga pak shnderrohet ne idhull te cilin e adhuron edhe ai vete. Kete dukuri sociologjia e perkufizon si faze te procesit te ngritjes te aksendusit si ngjitje ne lartesite hyjnore si shnderrim te njeriut ne Zot. Lideri Tomisllav Nikoliq eshte nje ekzemplar i mjerueshem i kesaj dukurie.
Egocentrizmi narcisid mosnjohja elementare e fenomenit te demokracise gjithnje prodhon drama te ketilla patetike. Skenat qe paraqiten ne TV e kane ate note te padurueshme te sentimentalizmit vulgar. Ai ne prag te Pashkeve i shtrire ne shtratin perkatesisht ne altarin e flijimit per interesa te medha kombetare i rrethuar nga kujdesi i bashkeshortes dhe apostujve te tij partiake me nje ze te ngjirur jep deklarata qe i madherojne qellimet e tija ne esence ate vete. Me po ate ze ai mu si Krishti informon se ua fal mekatet e kundershtareve te tij. Cinizmi i tij eshte vulgar ngaqe shkaku motivi nuk e arsyeton gjithe ate patetike. Ai nuk tregon asgje per programin e tij shpetues politik por thjeshte kerkon zgjedhje te parakohshme madje qofte edhe nje muaj para afatit te rregullt
Perpjekja e Tomisllav Nikoliqit qe te fshihet prapa vlerave te besimit te krishtere ortodoks deshtoi katastrofalisht. Patriarku i Kishes Ortodokse Serbe Irinej e demantoi thenien e tij se kjo greve qenka ne kuader te tradites ortodokse duke precizuar se feja ortodokse nuk lejon veprime kunder trupit te njeriut veprimet vete denuese qe mund te perfundojne si akte vetevrasese.
Nuk eshte me rendesi se cka mendon cben ose cfare ofron kryetari i nje partie serbe por eshte shume e rendesishme vecmas per shqiptaret se si reagon populli serb a blen ate mall politik te skaduar. Heperhe te pakten 50 e popullates solidarizohen me te. Kjo mendesi gjithsesi do te pengoje normalizimin e raporteve fqinjesore ne Europen jug-lindore.
Se si do te perfundoje kjo parade tragjikomike nuk eshte me rendesi per shkak se si tha ministri i puneve te jashtme te Rusise Lavrovi kjo eshte ceshtje e brendshme e Serbise. Kjo eshte e vertete por per shqiptaret krijon telashe ende me te medha ngaqe nuk dine se cilat jane qendrimet perfundimtare te politikes serbe dhe se a kane ata nje vizion nje projekt afatgjate per sigurimin e paqes dhe stabilitetit te rajonit. Politika dhe politikanet serbe vuajne nga fenomeni i paralakses here duken te veshur here te zhveshur here keshtu here ashtu here jane me amerikanet here me ruset. Kjo laramani kjo inkonzistence qendrimesh krijon nje konfuzion te paramenduar qe do te ndikoje negativisht ne rezultatin e bisedimeve ne mes te Prishtines dhe Beogradit...

Rrefimi i trete

Sergej Lavrovi perseri erdhi ne Serbi. Pas takimeve ai theksoi se paska biseduar me perfaqesuesit shteteror te Serbise me presidentit Tadiq dhe me ministrin e puneve te jashtme Jeremiq. Ai konfirmoi se ka garantuar angazhimin e Rusise lidhur me ceshtjen e Kosoves sidomos lidhur me raportin e Dik Martit i cili pa kurrfare argumenti duke i shfrytezuar burimet ruse raportoi se ne Kosove dhe ne Shqiperi paska funksionuar rrjeti i tregtise me organe njerezore kryesisht te serbeve te zene rob. Lavrovi eksperti rus per agjit-prop agjitim dhe propagande dha perkrahjen e pandryshueshme te Rusise per investigimin nderkombetar te kesaj ceshtje te cilen ata vete e kurdisen. Kjo vizite ogurzeze nxjerr edhe njehere ne skene veprimtarine antishqiptare te disa faktoreve te rendesishem ne skenen politike dhe mediatike nderkombetare.
lidhje kane me shqiptaret keto rrefime do individ dhe cdo popull ka veset e tija karakteristike. Shperberja e Jugosllavise lufterat ne keto hapesira u shkaktuan per shkak te urise serbe per posedim te territoreve. Kjo uri bie ndesh me nevojen dhe kapacitetet serbe per zgjerim territorial. Ky ves per posedim per pasje nxit stampedon per te arritur deri te fidanet e qershise japoneze e motivon liderin e SNS-se Nikoliqin qe ne menyre irracionale ta marre ta kete pushtetin kishen ortodokse serbe ta bekoje kete ves kete uri irracionale serbe per territore duke peruruar nje variant te ri ate te kolonializmit fetar politikanet e moderuar serb bashke me sponsoret ruse ta racionalizojne irracionalen.
Shqiptaret te bindur ne pafajesine e tyre vazhdojne te sillen ne menyre komode te pavetedijshem per rreziqet qe ua kanosen. Ne bote ekzistojne forca qe veprojne kunder politikes se SHBA-ve dhe ne kete vije do te bejne cmos qe te krijojne nje disponim antishqiptar nje zhgenjim nga veprimet shpesh absurde te perfaqesuesve shqiptare.
Une nuk mund te perfytyroj Ballkanin pa prezencen e amerikaneve pikerisht per shkak se fantazma serbe ka dale prej shishes dhe se shume veshtire do te kthehet aty ku e ka vendin.
Perpjekjet e eksperteve antishqiptare qe duke u sherbyer me tekniken e mobingut ti demotivojne amerikanet qe te qendrojne me gjate ne Europen jug-lindore si dhe apatia e shqiptareve ndaj ketyre sfidave duhet ta panikoje cdo shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›