E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët mysliman protestë për ndërtimin e xhamiesë

PRISHTINË- Rreth një mijë besimtarë myslimanë kanë protestuar në sheshin Adem Jashari që ndodhet mes ndërtesës së komunës dhe Kuvendit të Kosovës duke kërkuar ndërtimin e një xhamije të madhe në qendër të Prishtinës.

Grumbullimi i protestuesve ka nisur nga ora 12:00 në grupe të organizuara. E gjithë zona ku është falur e premtja dhe njëkohësisht është mbajtur protesta ka qenë e kontrolluar nga policë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Ata kanë vënë shirita për të mos lejuar kapërcimin e zonës së caktuar nga protestuesit. Kjo është protesta e tretë e organizuar në kërkim të xhamisë. Dy të parat janë mbajtur në rrugë, çka kishte shkaktuar bllokimin e komunikacionit gjatë protestës.

Por, Komuna nuk ka mundur të premtojë nëse ndërtimi i xhamisë do të nisë pikërisht më ditën e Ramazanit sic kërkojnë protestuesit. Zëdhënësi i Komunës, Muhamet Gashi ka thënë se Komuna është duke shqyrtuar disa lokacione për të vendosur pastaj se ku do të ndahet hapësira.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›