E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sorenson në krye të UNMIK-ut, pas largimit të Zanier

PRISHTINË- Zyra për informim e UNMIK-ut në Prishtinë ka njoftuar se OKB në Nju Jork ka marrë vendim që Robert E. Sorenson të emërohet zyrtari kryesor i misionit të OKB-së në Kosovë. Vendimi pason pas largimit të shefit të deritashëm, Lamberto Zanier, i cili është emëruar Sekretar i ri i Përgjithshëm i OSBE-së. Sorenson sipas njoftimit të UNMIK-ut, i është bashkaur këtij misioni në mars të vitit 2009 si Shef i Stafit.

Ai konsiderohet një ish-diplomat amerikan i karrierës me përvojë të madhe në rajonin e Ballkanit. Robert Sorenson më parë ka shërbyer edhe si zëvendës shef i Zyrës Amerikane në Prishtinë, nga viti 2003 – 2004.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›