E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtaret myslimane mbyllin muajin e Ramazanit

Besimtarët myslimanë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” falin namazin e Bajramit.

Janë gati 20 mijë. Në kreun e vendit burrat. Mbas sakrificës shpresojnë faljen e gjynaheve.

Ka vend edhe për ata që kanë ardhur me vonesë.

Fëmijët janë mes gjyshërve dhe baballarëve. Edhe në mes ndonjërit që është rishtar në ritin e faljes.

Besimtari është një krijesë e sigurt për njerëzimin, thotë predikuesi. Vetë fjala besim do të thotë siguri.

Prej Lulishtes së Sheshit Skënderbej deri në krye të ish-Hotel Dajtit besimtarët janë ulur në shtrojen e bardhë. Një pamje që kujton debatin të ngrihet apo jo Xhamia e Namazgjasë mbi peizazhin e gjelbëruar pak më tej. Larg këtij shqetësimi janë fëmijët. Ata sot presin dhurata.

Festimet për Fier Bajramin në rrethe
Dhjetra besimtare myslimane te Shkodres, u mblodhen ne sheshin kryesor "Nene Tereza" prane xhamise Ebu Beker per Faljen e Namazit.

Pas mbylljes së një muaj agjërimi dhe sacrifice myftiu i Elbasanit Agim Duka uroi besimtarët për më shumë dashuri dhe shuarje të dallimeve që ekzistojnë mes nesh.

Në Fier falja e fitër bajramit nisi rreth orës 06:20 minuta.
Si vazhdim i tradites se viteve te meparshme, Medreseja e Beratit organizoi pritjet e ramazan Bajramit ne ambjentet e Medresese.

Pas përfundimit të faljes së Namazit besimtarët uruan njëri tjetrin dhe janë shpërndarë në familjet e tyre duke festuar me drekën tradicionale të bajramit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›